Ndodh edhe kjo! Alban Ramosaj ia “uron” vetës ditëlindjen duke i kërkuar falje fansave

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.03.2023, 14:34

Sot, këngëtari Alban Ramosaj feston 27 vjetorin e lindjes. Ai nëpërmjet llogarisë së tij në Instagram, ka dashur të jap një mesazh ndërgjegjësues, teksa ka listuar gjërat që dëshiron të ndodhin këtë vit.

Ku në fund të postimit të tij, ai i ka kërkuar ndjesë ndjekësve për notat e trishta dhe ka shtuar se ka dashur ta përdorë “vëmendjen e ditëlindjes” për ndërgjegjësim.

“Nëse dëshirat e ditëlindjes vërtetë realizohen, do doja që në këtë 27 vjetor të përjetoja më shumë momente me familjarët e mi e ti shihja shëndosh e mirë, miqtë e mi që gëzojnë sukses e prindrit e tyre krenar për ta, do doja që kjo industri e muzikës të ketë më shumë diversitet, respekt per art dhe dashamirësi e jo kolegë që presin njëri tjetrin me buzëqeshje por mbas shpine mbajnë thika në duar dhe më së shumti do doja që të përjetoja nje periudhë ku gruaja, vajza Shqiptare të mos dhunohej, abuzohej apo tu vriste…

Ju kërkoj falje për notat e trishta në këtë shkrim, u mendova se ç’të shkruaja por në retrospektivë mendova që atë çik vëmëndje qe do marr për ditëlindje, ta përdor prap për një fije ndërgjegjësim”– ka shkruar Alban Ramosaj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit