Shaqiri: Udhëzimet e reja për alarmet për bomba janë të brendshme dhe japin rezultate

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.03.2023, 14:16

Me një protokoll publik dhe një tjetër sekret, vendi do të përballet me alarmet për “bomba” që tashmë me muaj të tërë ka paralizuar procesin mësimor në vend.

Pas katër muajve, dje dhe sot nuk pati kërcënime për “bomba”, kurse në fuqi janë udhëzimet e reja që janë miratuar nga MPB-ja, MASH-i dhe Qeveria.

Ministri i Arsimit Jeton Shaqiri, në klandebat, duke mos dhënë shumë detaje për këto masa, theksoi se, me udhëzimet, zbatohen eksperiencat më të mira nga vendet tjera lidhur me përballjen me alarmet e rreme për bomba nëpër shkolla. Sipas Shaqirit, kjo metodë po funksionon dhe janë organet e sigurisë ato që zbatojnë udhëzimet. Ai nuk deshi të jep më shumë detaje, për arsye se, siç sqaron, kjo është në të mirë të procesit.

Një gjë e mirë e këtyre udhëzimeve është se po zbatohen dhe po japin rezultate. “Udhëzimet, protokolet janë interne dhe janë të përditshme. Është një procedurë që për të mirën e procesit nuk mund ta shpjegojmë, por po jep rezultate. Kjo është e rëndësishme dhe asgjë tjetër nuk është e rëndësishme për momentin”, tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Se çfarë do të ndodh me orët e humbura, Ministri Shaqiri njoftoi se do të merren për bazë të gjitha faktorët dhe do sillet vendimi më i mirë.

Pas kësaj sektorët e arsimit sektori për arsim të mesëm do t`i grumbullojnë të dhënat për orët e humbura dhe të analizohen për të kompenzuar nga orari. Do të miren për bazë të gjithë faktorët dhe do të sillet një vendim më i mirë” – tha Jeton Shaqiri, ministër i Arsimit.

Autoritetet e vendit thonë se këto alarme janë pjesë e luftës hibride që zhvillohet në mbarë botën, ndërsa ministri i Brendshëm, Oliver Spasovski, that se IP adresat e kërcënimeve vijnë nga Irani dhe Rusia.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit