Alarmante, po rritet dhuna në familjet kosovare

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 07.03.2023, 20:00

Dhuna në familje vazhdon të mbetet fenomen shqetësues në vendin tonë.

E më së shumti që e pësojnë janë gjinia femërore. Këtë e tregojnë edhe raportet e Policisë së Kosovës.

Vetëm gjatë muajit janar të këtij viti në Policinë e Kosovës janë raportuar 216 raste.

Nga këto raste, janë shënuar 231 viktima, ku 177 prej tyre janë të gjinisë femërore ndërsa 54 të gjinisë mashkullore.

Siç konfirmojnë nga PK, 107 persona janë dërguar në ndalim për 48 orë.

Se ka rritje të rasteve të dhunës në familje, ka konfirmuar edhe ministrja e Drejtësisë, Albulena Haxhiu. Ajo ka thënë se dhuna në familje dhe ndaj grave ashtu sikur në gjithë botën edhe në Kosovë është alarmante dhe duhet të trajtohet me emergjencë.

“Jemi dëshmitarë që dhuna përfundon edhe me fatalitet. Përkrahja kërkon qasje dhe bashkëveprim multi-sektorial që fuqizojnë viktimat që mos të përjetojnë asnjë lloj dhune. Raporti një vjeçar për vitin 2022 ka identifikuar intervenimet e suksesshme si dhe ato që po çalojnë’’, tha Haxhiu në konferencën “Ndalja e ciklit të dhunës – programet për kryerësit e dhunës në familje”, organizuar nga Këshilli i Evropës, në Prishtinë.

Gjatë një vizite në Komunën e Gjakovës, Haxhiu tha se rastet e dhunës në familje të raportuara janë në numër të vogël, në raport me dhunën reale që ndodhë e që nuk raportohet.

“Prandaj, duhet një sensibilizim i opinionit së pari për t’i inkurajuar viktimat që mos të durojnë për rastet e dhunës psikike, seksuale, fizike e materiale sikurse edhe një veprim serioz institucional nga policia, prokuroria dhe gjykatat. Sepse, viktima kur sheh se po dështon ky zinxhirë dekurajohet dhe nuk e raporton dhunën”, tha Haxhiu,për indeksonline,në përpjekje për të luftuar këtë problem, autoritetet dhe organizatat kanë bërë përpjekje për të rritur ndërgjegjësimin dhe ndalimin e dhunës në familje.

Megjithatë, ende ka shumë punë për të bërë në luftën kundër këtij problemi të rëndë në shoqërinë kosovare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit