Çahet tubi kryesor i Laknasit dhe prish rrugën, banorët: Jemi ankuar tek UK Tiranë dhe Vorë, por nuk kanë reaguar

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.03.2023, 14:54

Problemet dhe hallet e shqiptarëve kanë të shumta, teksa si zgjidhje të vetme shohin JOQ Albania, duke qenë se janë lënë në harresë nga instancat përkatëse. Së fundmi dy banorë të Laknasit i janë drejtuar redaksisë sonë me një mesazh, ku ankohen për çarjen e tubit kryesor të zonës. Siç shihet, rruga e Laknasit është kthyer në një pellg të madh me ujë, duke vështirësuar qarkullimin e banorëve të rritur e të vegjël si dhe lëvizjen e makinave.

Banorët shkruajnë për JOQ, se janë ankuar për problemin në fjalë, por UK Tiranë thotë se zgjidhjen e ka UK Vorë dhe kjo e fundit u thotë se zgjidhjen e ka UK Tiranë, pra luajnë ping-pong me banorët e Laknasit, ndërsa nuk rregullohet tubi kryesor. Banorët thonë se për shkak se tubat janë plastike dhe çahen çdo dy javë, rruga është degraduar totalisht, ndërsa nuk merret asnjë masë për zgjidhjen e problemit.

Banori:

Prsh joq eshe qar ky tubi i ujit te laknasit nuk eshte hera e par qe po qahet na e kan shkatrruar rrugen qdo 2 jave qahet tubi jemi ne hall te madh. Te marin masa se ukt vendos cilesi e dobet edhe qahet gjithmone. Jemi ankuar tek ukt tiran thot e ka vore jemi ankuar ne vore thot e ka tirana edhe nuk dim ku te drejtohemi.

Banori tjetër:
Ju lutem shperndajeni ta shohin tubin kryesor qe vjen nga pompat e laknasit per tirane e kane zevendesu me tub plastiku dhe shperthen cdo 2jave e na i prishi rruget. Kemi bere kerkese disa here ne UKT per zevendesimin e tij po nuk kane reaguar fare. Ju faleminderit.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit