Gjimnazit në Gjirokastër ka 15 ditë që i pikon tavani nga lagështia e tepërt, Flamur Golemi nuk merr masa

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.03.2023, 13:37

Sot kudo po festohet 7 Marsi, festa e mësuesit, një figurë kryesore në rritjen dhe edukimin e brezave pasardhëse. Por edhe pse ka një vend shumë të rëndësishëm në shoqëri, mësuesi në Shqipëri, përballet me një pagë që nuk vlerëson si duhet punën e tyre me një mision të veçantë, por i duhet të përballet edhe me kushte të vështirë në ambientin ku jep mësim.

Në gjimnazin “Siri Shapllo” Gjirokastër, mësuesit e kësaj shkolle, por dhe nxënësit kanë 15 ditë që përballen me tavanin që u pikon ujë nga lagështia e tepërt në godinë. Jo vetëm, pasi siç shihet në pamjet e dërguara në redaksinë e JOQ Albania, nxënësit dhe mësuesit në këtë shkollë vuajnë edhe nga prezenca e ujit në dysheme që e ka kthyer ambientin në një pellg me ujë, si dhe dritare pa xhama.

Drejtoria e shkollës është ankuar në Bashkinë Gjirokastër, por kjo e fundit ende nuk ka marrë asnjë masë, ndërsa nxënësit dhe mësuesit zhvillojnë mësimin në kushte skandaloze pa ngrohje dhe me prezencë të madhe të lagështisë. Epo me këto pamje, duket se kryetari i bashkisë, Flamur Golemi nuk ka kohë të jap një zgjidhje për problemin që i shqetëson mësuesit dhe nxënësit e shkollës “Siri Shapllo” Gjirokastër, teksa Edi Rama dhe ministrja e arsimit, Evis Kushi, nuk po mbajnë premtimet e dhëna, pasi arsimi në Shqipëri, duke marrë shkasë denoncimet e shumta të prindërve, nxënësve, vetë mësuesve, por dhe pamjet që lënë për të dëshiruar në shkolla, tregojnë qartë se arsimi në Shqipëri ka degraduar.

Mesazhi në redaksi:

Gjendia ku zhvillohet mesim ne gjimnazin Siri Shapllo Gjirokaster. Kjo situat ka 15 dit do marrin masa thon dhe asgj.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit