Banori i Bathores: Rruga “Shën Gjon Pali 2” pa sinjalistikë ka shkaktuar 54 aksidente për 2 vite, Rakip Suli s’po merr masa

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.03.2023, 14:09

Mbrëmjen e djeshme në zonën e Bathores, në Bulevardin e Ri u regjistrua një aksident. Disa automjete u përplasën me njëra-tjetrën, teksa për të nxjerrë nga makinat të plagosurit u desh ndihma e zjarrfikëses.

Ndërkohë një qytetar raporton për JOQ se në rrugën ku ndodhi aksidenti i mbrëmshëm, brenda dy viteve, janë regjistruar edhe 54 aksidente të tjera. Sipas qytetarit, shkak pse në këtë rrugë bëhen kaq shumë aksidente të frikshme është mungesa e sinjalistikës dhe neglizhenca nga ana e Bashkisë Kamëz, dhe kryetarit të saj, Rakip Suli, i cili nuk ka marrë asnjë masë për zgjidhjen e problemit.

Banori i Bathores, shkruan për redaksinë tonë se ai bashkë me banorët e tjerë të zonës janë ankuar disa herë në bashki, por nuk kanë marrë asnjë përgjigje pozitive.

Qyetari:

Pershendetje, mbrem ne Bathore, rruga Shen Gjon Pali 2, ka ndodhur nje aksident i frikshem ne oren 23:00, qe kur eshte bere kjo rruge, para dy vitesh, kane ndodhur mbi 54 aksidente ne kete rruge per shkak te mungeses sinjalistike dhe mos marrja e masave nga bashkia Kamez, jemi ankuar me qindra here ne bashki, asnje pergjigje Ne si banore i bejme thirrje kryetarit te bashkise Kamez, Rakip Sulit, te mare masa te menjehershme para se te vdesin njerez ne kete rruge Ju lutem publikojeni sepse ne bashki asnje nuk na degjon Faleminderit

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit