U mburrën para kamerave se kishin gjetur zgjidhje me punëtorët e huaj, vlonjatëve u ikin bangladeshasit natën

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.03.2023, 11:58

Ditët e ftohta të dimrit po ikin, teksa dhe pak na ka ngelur të ‘përqafojmë’ ditët e nxehta. Bashkë me rritjen e temperaturave, vjen edhe sezoni turistik. E ndonëse vera po afron, qytetet bregdetare, konkretisht Vlora pritet të përballet me vështirësi në këtë sektor, sa i përket punonjësve.

Euronews Albania bën me dije se në Vlorë jo vetëm që ka mungesa në plotësimin me personel vendas, por edhe punësimi i punëtorëve të huaj është tejet i vështirë. Këta të fundit, që të punojnë në bizneset shqiptare jo vetëm që kanë një sërë procedurash për të ardhur, por marrja e tyre ka edhe kosto të lartë.

Së fundmi bëhet e ditur se edhe bangladeshasit, janë larguar natën pasi e kanë parë Shqipërinë si një vend transit. Kujtojmë se rama dhe pronarët e bizneseve në Vlorë, para pak kohësh u mburrën para kamerave se kishin gjetur zgjidhje me punëtorët e huaj, por si duket dhe këta të fundit nuk preferojnë të punojnë në Shqipëri.

“Është një situatë e përsëritur mungesa e burimeve njerëzore në prag të sezonit turistik. Sytë janë kthyer nga rekrutimi i punonjësve jashtë vendit, përmes kompanive të rekrutimit, edhe pse procedurat zgjasin dhe kanë kosto. Ka pasur kërkesa për punëtorë nga Bangladeshi të cilët shpesh nuk janë ambientuar me punën. Një biznes në Llogara është shprehur se 3 nga punëtorët nga Bangladeshi i kishin ikur natën pa lajmëruar pronarin. Sipas tij, ata e kanë shfrytëzuar ardhjen në Shqipëri për të shkuar në vendet e Europës”, thuhet për mediat.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit