Një fetë bukë e një lugë reçel, mëngjesi për fëmijët e sëmurë në spitalet e Shqipërisë

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 07.03.2023, 08:44

Çdo ditë e më shumë, në redaksinë tonë vijnë denoncime kundrejt spitaleve në vend, që tregojnë qartë se shëndetësia shqiptare ka degraduar totalisht. Shëndetësia në vendin tonë ka mungesë të theksuar të personelit mjekësorë, mungesë ambulancash, ilaçesh dhe mungesë komunikimi mes institucioneve që duhej të përmirësojnë shërbimin.

Por përveç këtyre, qytetarë të shumtë ankohen dhe për vaktet që konsumojnë në spital. Së fundmi një qytetare nga Vlora e cila ka shtruar fëmijën e saj në spitalin e qytetit, te Infektivi në Vlorë, pasi është sëmurë me të vjella dhe temperaturë, ankohet në redaksinë tonë për mëngjesin në qendrën spitalore.

Duke e raportuar me pamje denoncimin e saj, qytetarja vë në pah se mëngjesi në spitalin e Vlorës është i vakët për një fëmijë të vogël. Vakti siç shihet përmban reçel, gjalpë, djathë të bardhë, një fetë bukë dhe një gotë qumësht.

Mesazhi i qytetarit në redaksinë e JOQ Albania

Psh Joq ky esht mengjesi i femijve te semur me te vjella dhe temperatur ju japin recel gjalp e djath te bardh te infektivi i vlores

Nëna habitet me këtë vakt mëngjesi dhe me të drejtë, pasi tenderat për shërbimin e gatimit dhe shpërndarjes së ushqimit në spitalet e vendit janë ‘lumë’, por ushqimi për pacientët që sëmuren dhe përfundojnë në duart e shëndetësisë që lë për të dëshiruar, ushqehen me vakte që janë me ‘pikatore’.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit