Eralda dhe Barbara vdiqën në aksidentin tragjik, të rinjtë dyshohet se po bënin gara me makina

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.03.2023, 22:21

Shqiptarja Eralda Spahillari, 19-vjeçe dhe italiania Barbara Brotto 17-vjeçe kanë humbur jetën në Itali pasi u përfshinë në një aksident me makinë.

Mbrëmjen e së shtunës, pak minuta para mesnatës, disa të rinj teksa shkonin në një klub për të kaluar natën u përplasën me një rrap në një rrugë në komunën e Trevisos.

Në timon ishte i dashuri i Eraldës, me makinën e marrë hua nga babai i tij. Nga ky askident humbën jetën dy vajzat, Eralda dhe Barbara, ndërsa të dashurit e tyre u plagosën rëndë dhe ndodhen në spital.

Hetuesit kanë zbuluar se në rrugën me një limit prej 50 km/h, makina e të rinjve po ecte me shpejtësi 140 km/h. Dyshohet se makina e të rinjve është përfshirë në garë me një makinë tjetër për parakalimin dhe kanë sfiduar njëra-tjetrën me shpejtësi shumë të madhe.

Kaq ka mjaftuar së të rinjtë me BMW të humbasin kontrollin dhe të përplasen me rrapin në rrugë.

Shqiptarja Eralda së shpejti do të diplomohej për estetiste dhe do bënte një fejesë të madhe gjatë verës në Shqipëri.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit