Nuk po shlyente dot borxhin e llotove, 32-vjeçari në Tiranë tenton të vrasë veten

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.03.2023, 19:56

Pak kohë më parë, një i ri në Tiranë ka tentuar të vrasë veten duke pirë ilaçe pasi nuk po shlyente dot një borxh të akumuluar nga bastet online.

Shtetasit Mario Lika dhe Blenard Ahmetaj akuzohen për gjobvënie dhe për organizim lojërash fati në kundërshtim me ligjin. Këta dy shtetas thuhet se kanë kanosur bastexhiun e ndeshjeve sportive pasi ai nuk arriti t’u shlyente borxhin prej gati 4 milionë lekësh.

Ata i kanë shkuar vazhdimisht në banesë, e kanë vëzhguar në distancë dhe e kanë kërcënuar bastexhiun, bashkëshorten dhe fëmijët e tij.

I gjendur përballë një situate të tillë, ai konsumoi ilaçe të ndryshme me shpresën se kështu do shpëtonte familjen. Më datë 25 shkurt, 32-vjeçari përfundoi në spital në gjendje të rëndë për jetën. Por kur u mor në pyetje ai nuk tregoi shkakun e vërtetë, por tha fajin e kishte depresioni.

Pasi doli nga spitali ai u gjurmua dhe në një rast iu dërgua në telefon video e banesës ku ishte zhvendosur të jetonte e shoqja pasi kishte frikë nga kërcënimet. Kaq mjaftoi që bastexhiu 32-vjeçar të denonconte shantazhuesit e tij dhe çështja t’iu kalojë autoriteteve.

32-vjeçari ra në kontakt me dy shtantazhuesit, administratorë të faqeve të basteve, në një kazino ku dhe ju bë oferta që të vinte baste ndeshjesh në telefon.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit