“Mendova se do digjeshim të gjallë”, i dashuri i shqiptares tregon se si ajo i shpëtoi jetën

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 06.03.2023, 19:21

Ditën e djeshme në Larisa është bërë varrimi i 21-vjeçares shqiptare Klaudia Lata, studentes që humbi jetën në përplasjen e trenave.

E reja dhe partneri i saj kaluan fundjavën në Patra dhe të martën po ktheheshin me tren për në Selanik.

Për fat të mirë i riu ka shpëtuar pasi pak sekonda para përplasjes ka dalë nga vagoni i mensës për të gjetur ndenjëse për vete dhe të dashurën e tij në një nga vagonat e tjerë.

I riu duke folur për mediat greke ka përshkruar momentet e fundit me partneren e tij.

Ne ishim në mensë. I thashë se do të kërkoja për ndonjë vend tjetër sepse isha i mërzitur dhe i lodhur. Ajo më pa drejt në sy dhe më tha "shko tani". U habita nga menyra e të folurit dhe pa u menduar u ngrita në këmbë. Pashë që më buzëqeshte, i buzëqesha dhe u largova. Më pas ndjeva një zhurmë dhe u rrëzova. As nuk e kuptova se çfarë kishte ndodhur, thjesht ndjeva hekurat që më binin mbi shpinë. Fatmirësisht nuk u lëndova gjëkundi. U zgjova nga tymi. Tani kam probleme me frymëmarrjen. Në një moment mbylla sytë, lotova dhe thashë se do të digjem i gjallë.

Ai vuri në dukje se në të njëjtën kohë dhe ndërsa ishte në gjendje shoku po mendonte për Klaudian.

Unë nuk e kuptoja se çfarë kishte ndodhur sepse gjithçka ishte errësirë. E vetmja dritë ishte nga zjarri. Unë isha i tronditur. Disa bërtisnin se po digjeshim.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit