Stabilizohet mësimi në shkolla, sot asnjë alarm për “bomba”

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.03.2023, 19:04

Për herë të parë pas 6 muajsh kërcënimesh pothuajse të përditshme për bomba sot shkollat fillore dhe të mesme morën frymë lirshëm. Ministri i Punëve të Brendshme, Oliver Spasovski tha se ditëve të fundit, kërcënimet për bomba kanë ardhur nga posta elektronike të dërguara nga adresat në Iran dhe Rusi, ndërkaq pagesat e shërbimeve janë bërë me kriptovaluta gjë që vështirëson gjetjen e kërcënuesve. Ministri Spasovski shtoi se njoftimet për bomba bëhen kryesisht nga të miturit, por nuk do të jepet asnjë detaj derisa të sigurohen provat.

“Punojmë në mënyrë intensive për t’i gjetur kryerësit. Disa raste janë zgjidhur. Tani kemi raste të një grupi të izoluar dhe po punohet në rastin. Nuk bëhet fjalë për kërcënime të cilat ndodhin vetëm në shtetin tonë, e njëjta ndodh edhe në vendet e rajonit. Në ditët e fundit e-mailet janë dërguar nga adresa në Iran dhe Rusi, ndërkaq pagesat për VPN shërbime janë kryer me kriptovaluta që e vështirëson gjetjen e kryerësve”, tha Spasovski për “Tv24”.

Spasovski shtoi se procesi mësimor nuk do pësoj ndërprerje. Sipas tij udhëzimi i ri tashmë i miratuar bën vlerësimin e rrezikut por pa e prishur procesin arsimor në shkolla. Kërcënimet me vendosje të bombave nisën nga tetori i vitit të kaluar duke përfshirë dhjetëra shkolla fillore dhe të mesme dhe duke shkaktuar humbje të mëdha në procesin mësimor. Përveç shkollave, kërcënime të rreme për bomba ka pasur edhe në institucione të ndryshme dhe qendra tregtare.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit