Njoftimi për një rritje të ndjeshme të çmimit të lejeve të drejtimit nga Drejtori i Autoritetit Rrugor Shqiptar, Blendi Gonxhe, u prit me një radhë të madhe të aplikantëve që kërkonin të merrnin patentën me çmimin e vjetër.
Pas njoftimit se çmimi do të dyfishohej nga 45,000 lekë në 85,000 lekë, shumë shqiptarë nxituan të përfitonin nga kostoja më e ulët përpara se ligji të hynte në fuqi.
Sipas të dhënave, nga data 15 shkurt deri më 28 shkurt, mbi 11 mijë persona kanë aplikuar për patentë shoferi në Shqipëri, ku shumica prej tyre janë nga Tirana, Durrësi, Elbasani, Lezha, Shkodra dhe Vlora. “Paniku” për rritjen e çmimit ka sjellë arkëtimin e afro 500 milionë lekëve të reja ose afërsisht 4.3 milionë eurve.
Megjithatë, vendimi për rritjen e çmimit të lejeve të drejtimit është hedhur poshtë nga Autoriteti Shqiptar i Konkurrencës, i cili argumenton se një veprim i tillë do të shkaktonte dëm të konsiderueshëm dhe do të ishte i pariparueshëm për konkurrencën në ofrimin e këtyre shërbimeve.
Ajo që na shkon mendja të gjithëve, është se kjo lëvizje mund të jetë bërë edhe për grumbullimin e parave para fushatës zgjedhore. Nuk është çudi që këto para të përdoren për fushatë.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.