Shpenzoi 600 mijë dollarë për t’u dukur si Kim Kardashian, modelja ndërron mendje: Do i kthehem vetes!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 06.03.2023, 15:13

Një ish-modele e kompanisë Versace, e cila shpenzoi pothuajse 600 mijë dollarë për operacione për t'i ngjarë në pamje Kim Kardashian, tani ka shpenzuar 120 mijë dollarë për të "kaluar" në pamjen e saj origjinale.

Jennifer Pamplona , ​​29 vjeç, bëri më shumë se 40 operacione plastike gjatë 12 viteve për t’u bërë si Kardashian. Mirëpo, më vonë ajo kuptoi se kjo nuk ishte lumturia e vërtetë dhe ajo që ka dashur gjithmonë.

Pamplona kohët e fundit iu nënshtrua një "detranzicioni" të rëndë për të zhbërë pjesën më të madhe të punës kozmetike që kishte kaluar më shumë se një dekadë duke marrë.

“Njerëzit më quanin Kardashian dhe kjo filloi të bëhej e bezdisshme. Kisha punuar dhe studiuar dhe isha biznesmene. I kisha bërë të gjitha këto gjëra dhe kisha të gjitha këto arritje në jetën time personale, por po më njihnin vetëm sepse dukesha si një Kardashian.” – tha modelja për mediat e huaja.

“Zbulova se isha e varur nga operacionet dhe nuk isha e lumtur, po fusja mbushës në fytyrë si të isha në supermarket”, pranoi Pamplona.

Ashtu si Kim! Pamplona shihet pothuajse identike me Kardashian pasi iu nënshtrua dhjetëra procedurave të kirurgjisë plastike.

“Ishte një varësi dhe u futa në një cikël operacionesh për famë dhe para, thjesht humba kontrollin mbi gjithçka. Kam kaluar shumë kohë të vështira.” – mbylli deklaratën ajo.

Burimi: NYPost | Përktheu dhe Përshtati: JOQ ALBANIA

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit