Vrasja e babait të Dan Hutrës, autori i krimit: E kam kryer dënimin, shteti të marrë në mbrojtje familjen time

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.03.2023, 14:06

Dan Hutra, 40-vjeçari nga Kukësi, është autori i tri vrasjeve dhe tri plagosjeve që u regjistruan në Tiranë, më 1 mars 2023. Ai plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit. Më pas, Hutra shkoi në Paskuqan, aty ku vrau motrën dhe kunatën e Elenës, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen. Pasi kreu krimin, Hutra shkoi në Kamëz, duke qëlluar për vdekje Etleva Kurtin 31-vjeçe dhe kjo në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg.

Ndërkohë sot ka folur për mediat autori i vrasjes së babait të Dan Hutrës. Ai deklaroi se e ka kryer dënimin në lidhje me këtë akt të rëndë dhe më pas është larguar nga vendi nga frika e hakmarrjes, teksa kërkoi mbrojtje për familjarët e tij.

“Dëgjoni dy fjalë mirë nga unë. Unë Rrahman Selën nuk e njoh kush është dhe nuk kam pasur të bëj me të. Rrahman Selën nuk e njoh dhe nuk kam të bëj fare me të. Nuk e ndjen veten mirë. Këto janë ngjarje të rënda. Unë një pyetje do të bëj. Nëse ai person do të kishte hasur në familjen time çfarë mund të kishte bërë. I bëj thirrje shtetit të më garantojë familjen që të mos ndodhë një masakër. Shteti të marrë familjen në mbrojtje. Për gjërat e tjera i sqaron drejtësia. Nuk jam në gjendje të mirë. Mos na lëndoni më shumë ju lutem. Unë i bëj thirrje shtetit të më garantojë familjen se është në rrezik atje. Dhimbje e madhe sikur isha duke parë gjithë familjen time para syve. Unë jam i larguar nga atje. Edhe pasi ka ndodhur kjo ngjarje jam detyruar të iki nga ky vend në një vend tjetër. Po të kishte hasur në familjen time çfarë mund të kishte bërë. Ai kërkon me vrarë një njeri atje. Verdiktin e ka dhënë shteti. E kam bërë dënimin. Tani kam halle të tjera si me shpëtuar kokën dhe me mbrojtur familjen”, deklaroi ai.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit