Arsovska për bllokadën me autobusë: Motivet kanë qenë personale dhe politike

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.03.2023, 13:13

E pyetur për shpalljen e sotme të thirrjes për transportuesit privatë, kryetarja e Qytetit të Shkupit, Danella Arsovska tha se shpreson që pas dy javëve do të nis menaxhimi i përbashkët i transportit publik me transportuesit privatë.

Arsovska tha se detyrimet ndaj transportuesve privatë do të paguhen në kohë.

“Arsyet për bllokadat kanë qenë, një pjesë personale ndërsa një pjesë motive politike. Ne siç kemi thënë disa herë, dhe kjo është…nuk dua të hy në manipulimet që u plasuan në publik, është që atje ka kërkesa të arkëtueshme. Kjo do të thotë kur keni të nënshkruar marrëveshje, për atë marrëveshje fitoni avans të faturave, që janë detyrime të papaguara”.

“E gjithë ajo që është kërkesë e arkëtueshme nga marrëveshja e re dhe nga ajo që ishte nga marrëveshja e kaluar me transportuesit privatë, me NQP-në, është gjetur mënyrë e përbashkët, vazhdojnë tutje dhe këto detyrime do të paguhen me radhë, siç ka qenë në 30 vjetët e fundit”, tha mes tjerash Arsovska.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit