Dritan Agolli i jep oligarkëve të Shqipërisë, Fushës dhe 4AM shpk 10.2 MILIONË €

Shkruar nga: V Gashi | Publikuar më: 07.03.2023, 11:36

Firma e kamufluar e Bashkim Ulajt dhe Shkëlqim Fusha kanë fituar 3 kontrata me vlerë 10.2 milionë euro nga Fondi Shqiptar i Zhvillimit. Këto para u futën në xhepin e firmës 4 AM sh.p.k. me administrator Ardit Metaliajn dhe Fusha shpk me zotërues Shkëlqim Fushën.

Janë tre kontrata, të cilat i marrin fondet nga "Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik", me vlerë 105 milionë dollarë.

Në të dhënat e projektit, Banka Botërore shprehet se “Ky projekt shënjon një hap të rëndësishëm në dobi të qytetarëve, që kombinon vëmendjen ndaj realiteteve urbane në vend me përpjekjet për të rritur kontributin e sektorit të turizmit në ekonomi”.

Në fakt nga sa tregojnë faktet, projekti i lënë në duart e Dritan Agollit po shënjon vetëm para që shkojnë në xhepat e ”ujqërve të tenderëve”.

Kështu, në dokumentet e publikuara vërejmë se kontrata e parë ka në objekt “Punime civile për Zhvillimin e Integruar Urban të Sarandës, Paketa 2″. Vlera e kësaj kontrate është 573 milionë lekë e fituar nga kompania 4 AM sh.p.k.

Gara për këtë tender bëhej mes pronarit të përfolur të “4 AM shpk”Bashkim Ulajt dhe Shkëlqim Fushës të “Fusha shpk”. Por, pas disa përplasjeve të një viti më parë mes qeverisë dhe Ulajt, duket se marrëdhëniet janë sheshuar.

Kontrata e dytë ka në objekt “Plani i Lëvizshmërisë dhe Projektimi i Detajuar i Investimeve të Projektit të Përmirësimit të Integruar Urban të Gjirokastrës, Paketa 1”. Është fituar sërish nga 4 AM sh.p.k., e cila paraqiti ofertën me vlerë 315 milionë lekë.

Kontrata e tretë ka të bëjë sërish me urbanizimin në Gjirokastër. Në këtë tender është shpallur fitues Fusha me ofertë ekonomike 306 milionë lekë.

Projekti nisi zbatimin në vitin 2017 me një financim 63.8 milionë euro dhe përfshinte përmirësimin e infrastrukturës në qytetet turistike si Berati, Gjirokastra, Përmeti e Saranda.

Projekti për Zhvillimin e Integruar Urban dhe Turistik shënjon një hap të rëndësishëm në dobi të qytetarëve, që kombinon vëmendjen ndaj realiteteve urbane në vend me përpjekjet për të rritur kontributin e sektorit të turizmit në ekonomi”.

I financuar prej Bankës Botërore dhe Qeverisë Shqiptare, projekti arrin një kosto prej 63.8 milion euro.

Sipas planeve projekti duhet të përfundonte në 2022, por pas një rishikimi afati u shty deri në 31 korrik të vitet 2025 dhe fondi shkoi në 105 milionë dollarë.

Ndërkohë, ne si qytetarë deri më tani kemi parë të përmirësohen vetëm xhepat e firmave që vjelin nga ky fond, por jo të ketë patur përmirësim në qytetet turistike.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit