Në fund të vitit, Qeveria shpenzoj më shumë se sa që kishte të hyra

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 06.03.2023, 12:19

Gjithsej të hyrat e Qeverisë së përgjithshme në tre mujorin e katërt të vitit 2022 ishin 732.1 milionë euro, që është një rritje e të hyrave, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak (TM4 2021), që ishin 627.1 milionë euro.

Bazuar në të dhënat e Agjencisë së Statistikave të Kosovës (ASK), pjesën më të madhe të të hyrave e përbëjnë: tatimet në produkte me 67.0% të totalit të të hyrave; tatimet rrjedhëse në të ardhura 13.0%, aktivet dhe detyrimet financiare me 11.0%, pagesat për prodhimet jo-tregtare 4.0%, ndërsa pjesa e mbetur është shpërndarë në kategori të tjera të të hyrave.

Ndërsa sipas ASK-së, gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme në tre mujorin e katërt të vitit të kaluar ishin 966.5 milionë euro, që është një rritje e shpenzimeve, krahasuar me periudhën e njëjtë të vitit paraprak, që ishin 822.6 milion Euro.

“Pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë: kontributet sociale dhe përfitimet me 19.0%; subvencionet me 18.0%; kompensimi i punëtorëve me 18.0%; formimi i kapitalit bruto me 15.0%; ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori të tjera të shpenzimeve”, thuhet në raport.

Po ashtu, gjithsej shpenzimet e Qeverisë së Përgjithshme gjatë kësaj periudhe ishin 966,5 milionë euro. Ku pjesën më të madhe të shpenzimeve e përbëjnë kontributet sociale dhe përfitimet me 19%, Subvencionet 18%, Kompensimi i punëtorëve me 18%, Formimi i kapitalit bruto 15%, ndërsa pjesa e mbetur e shpenzimeve është shpërndarë në kategori tjera të shpenzimeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit