Mes skamjes dhe vështirësisë, babai i vogëlushes Xhenet shpreson tek shqiptarët: Kam nevojë për ndihmën tuaj

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 06.03.2023, 10:41

Besoj e mbani mend Xhenetin, vogëlushen e çiltër bionde, me një histori të trishtë. Vogëlushja që në momentin që ka ardhur në jetë e deri tani, nuk ka folur asnjë fjalë. Xhenet vuan edhe nga sëmundje të tjera, teksa bashkë me babain e saj Jetmir Ramën, të ëmën, motrat, Xhuli, Dona, vëllain Sejfulla dhe gjyshen, jetojnë në kushte të vështira.

Siç shihet në pamjet e siguruara nga kamerat e JOQ, pas intervistës së kryefamiljarit Jetmir për mikrofonin tonë, varfëria është ulur këmbëkryq në familjen Rama.

Në një shtëpi të krisur nga tërmeti i nëntorit në vitin 2019, për të cilën Bashkia Fushë Krujë nuk ka marrë asnjë masë, familja Rama prej 7 anëtarësh jeton çdo ditë të jetës, me të ardhura që mezi kalohet një javë.

Pas publikimit të historisë së trishtë, ndihma e shqiptarëve ka qenë e shumtë. Ndërkohë për të gjithë ata që ende nuk kane kontribuar për të ndihmuar familjen Rama, më poshtë është numri i llogarisë së kryefamiljarit Jetmir Rama. Ky i fundit u bën apel të gjithë shqiptarëve të vënë dorën në zemër dhe të ndihmojnë atë dhe familjen e tij me aq sa kanë mundësi.

Numri i llogarisë së familjes Rama: AL08214131080130688668230121

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit