E motra e Dan Hutrës: Vëllai bëri burg kot! Të hapen telefonat, Dani dyshonte për djalin, donte test ADN-je!

Shkruar nga: G Hasani | Publikuar më: 05.03.2023, 22:47

E motra e Dan Hutrës, vrasësit, i cili, ekzekutoi tre gra dhe plagosi tre të tjera, ka folur sot për herë të parë në një intervistë për mediat. Ajo është shprehur se i vëllai dyshonte për atësinë e fëmijës që priste ish-gruaja. Sipas saj, Dani i kishte treguar që nusja kishte mbetur shtatzënë 23 ditë para se të lidheshin dhe se fëmija nuk ishte i tij.

41-vjeçari i kishte kërkuar edhe testin e ADN-së, por ajo nuk kishte pranuar.

"23 ditë para se të lidheshin ajo ka qenë shtatzënë, ka kërkuar test ADN që ajo s’ia dha kurrë. Nuk ka ushtruar dhunë. Ajo ka thënë më ka dhunuar me fjalë, pse e tërhoqi deklaratën. Bëri 8 muaj burg kot. Mesazhet i keni në telefon, të hapen telefonatat, të saj dhe Danit. Pasi ka dalë nga burgu ka kërkuar ADN e fëmijës. Gjithë lufta është bërë për këtë fëmijë, edhe sot e dua ADN për atë fëmijë. Vetëm kur të dalë testi do dalë e vërteta. E ka provokuar për ta çuar deri në këtë pikë, çfarë nuk i thoshte. Nuk ka ia ka dhënë atësinë fëmijë, ai ka kërkuar t’i bëhet testi i ADN; nëse fëmija do të ishte i tij do merrte atësinë”, tha motra e Dan Hutrës.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit