Hajdut delesh, kuajsh, pulash dhe vrasës femrash/ Zbulohet dosja kriminale e Dan Hutrës

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.03.2023, 22:07

Dan Hutra pak ditë më parë vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera në Paskuqan dhe Kodër Kamëz.

Edhe pse një emër i njohur i policisë dhe drejtësisë, menjëherë pasi doli nga burgu, ku ishte dënuar për dhunë në familje, ai mori kallashnikovin dhe ekzekutoi 3 femra.

Vite më parë Hutra ka qenë i dënuar për vrasjen e bashkëshortes së tij Dafina Havalja, por edhe shumë më tepër se kaq.

Historia e tij si një individ i rrezikshëm dhe problematik nis që në vitin 1998, ku është proceduar për vjedhjen e dy deleve në një stallë të fshatit ku banonte në Kukës.

Por menjëherë pas kryerjes së dënimit dhe daljes nga qelia, Dan Hutra është përfshirë në një tjetër vjedhje. Në vitin 1999 ai është implikuar në vjedhjen e një kali, që i përkiste një njeriu të afërm të tij. Vjedhja e këtij kali besohet se është bërë shkak për lindjen e një konflikti brenda radhëve të fisit Hutra. Nga ky konflikt më pas mbeti i vrarë Riza Hutra, babai i Dan Hutrës.

Për vjedhjen e këtij kali ai është shpallur vetëm në kërkim policor, por ky kërkim është shuar pasi prokuroria nuk ka nisur çështje penale.

Më tej në vitin 2003, Dan Hutra është përfshirë në një ngjarje kriminale është akuzuar për veprën penale “Heqja e paligjshme e lirisë” dhe “Kryerja e marrëdhënieve seksuale me të rritura” mbetur në tentativë. Për këtë ngjarje Dan Hutra është gjykuar dhe dënuar me 3 vite burgim.

Tre vite më pas, në 2006, Dan Hutra është proceduar nga prokuroria e Tiranës, për vjedhjen e një furgoni. Për këtë ngjarje ai nuk është arrestuar asnjëherë dhe hetimet në këtë rast janë pezulluar.

Në muajin Dhjetor 2007, Dan Hutra ka vrarë me thikë gruan e tij 22-vjeçare, Dafina Havalja. Për këtë krim Hutra u dënua me 24 vite burgim. Por për shkak të gjykimit të shkurtuar Hutra u dënua përfundimisht me 16 heqje lirie.

Në dhjetor të vitit 2021, Dan Hutra është arrestuar pasi ka tentuar të vjedhë banesën e komshiut. Për këtë krim ai është lënë i lirë, duke qëndruar vetëm dy ditë i shoqëruar në polici.

Një tjetër ngjarje kriminale ka ndodhur më 31 janar 2022, pasi Dan Hutra është arrestuar në Durrës në tentativë për të vjedhur pulat në një kotec. Edhe për këtë ngjarje, Hutra ka dalë para gjykatës, duke u njohur me masën e sigurisë “detyrim për paraqitje para oficerit të policisë gjyqësore”. Qëndrimi në qelitë e shoqërimit të Hutrës ka zgjatur vetëm dy ditë.

Po gjatë këtij viti ai është denoncuar nga bashkëjetuesja e tij për dhunë në familje dhe është dënuar me burg nga ku ka dalë në muajin shkurt 2023.

Dosja kriminale e Dan Hutrës

1. Në vitin 1998 është proceduar në Kukës për vjedhjen e dy deleve në fshatin e tij.

2. Në vitin 1999 shpallet në kërkim policor për vjedhjen e një kali të kushërit të tij në Durrës.

3. Në vitin 2003 procedohet për “Heqje e paligjshme e lirisë” dhe “Kryerja e marëdhënieve seksuale me persona të rritur” mbetur në tentativë

4. Në vitin 2006, Dan Hutra procedohet në gjendje të lirë për vjedhjen e një furgoni në lagjen ku banonte. Kjo çështje është pezulluar.

5. Në vitin 2007, procedohet për “Vrasje me paramendim” në dëm të gruas së tij, Dafina Havalja.

6. Në vitin 2021 Dan Hutra, procedohet për vjedhje të mbetur në tentativë në banesën e komshiut të tij. Qëndron vetëm dy ditë i shoqëruar në polici.

7. Në vitin 2022, procedohet në Durrës dhe merret i pandehur në gjendje të lirë për vjedhjen e mbetur në tentativë të pulave në kotec.

8. Në vitin 2022 procedohet për dhunë në familje ndaj bashkëshortes së saj, Elvira Hysa.

9. Në vitin 2023 procedohet dhe mbyllet në burg për “Vrasje brenda marrëdhënies familjare”, “Vrasjes me paramendim”, “Vrasjes së mbetur në tentativë” në dëm të Marjana Gurakuqit, “Vrasjes brenda marrëdhënies familjare” mbetur në tentativë në dëm të Elvira dhe Kujtime Hysa. Si dhe “Mbajtje pa lejë të armëve”.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit