Grekët nuk i ndalin protestat! Zjarrvënie, thyerje xhamash dhe përplasja të forta me policinë

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.03.2023, 19:14

Me incidente dhe zjarrvënie u shoqërua protesta e radhës nga grekët të cilët mbushën rrugët dhe sheshet pas tragjedisë në Tempi ku humbën jetën 57 persona.

Në njoftimin e saj, Policia greke flet për një grumbullim prej 10 mijë personash. Më shumë se 200 persona hodhën gurë dhe kokteje molotovi ndaj forcave të policisë. Personat në fjalë kanë vazhduar sulmet ndaj punonjësve të policisë, duke shkaktuar njëkohësisht dëme në objekte dhe automjete. Bëhet me dije se nga sulmet në fjalë janë plagosur 7 policë, të cilët janë dërguar në Spitalin e Përgjithshëm Ushtarak 401 të Athinës.

media thuhet se grupe personash me kapuç ishin në tubim të vendosur për ta destabilizuar atë pasi sulmuan policët e armatosur me bomba molotovi dhe i goditën me gurë.

Si të mos mjaftonte thyerja e xhamave, ata ndezën zjarre dhe i vunë flakën një vinçi të vogël, duke rrezikuar jetë njerëzish dhe rrezikuar mundësinë e një shpërthimi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit