Britania po ashpërson ligjet: Emigrantët që mbërrijnë me gomone nuk do aplikojnë për azil

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.03.2023, 18:13

Kushdo që mbërrin në Mbretërinë e Bashkuar me gomone do të pengohet të kërkojë azil, sipas legjislacionit të ri që pritet të zbulohet të martën.

Kryeministri Rishi Sunak, i cili e ka bërë "ndalimin e gomoneve" një nga prioritetet e tij kryesore, ka deklaruar së fundmi:

Mos bëni gabim, nëse vini këtu ilegalisht, nuk do të mund të qëndroni.

Legjislacioni i ri pritet të bëjë të papranueshme kërkesat për azil nga ata që udhëtojnë në Mbretërinë e Bashkuar me gomone.

Ky legjislacion i jep mundësinë Sekretares së Brendshme, Suella Braverman që të largojë këdo që arrin me gomone në Ruanda ose në një vend të tretë "të sigurt" "sa më shpejt të jetë e mundur" dhe t'i ndalojë ata të kthehen përgjithmonë.

Aktualisht, azilkërkuesit që vijnë në Mbretërinë e Bashkuar kanë të drejtë të kërkojnë mbrojtje sipas Konventës së OKB-së për Refugjatët dhe Konventës Evropiane për të Drejtat e Njeriut.

Por mediat thonë se një klauzolë në projektligjin e migracionit të paligjshëm pritet të zbatojë një "frenim të të drejtave" për të lejuar efektivisht anashkalimin e konventave. Megjithatë nuk është e qartë se si saktësisht qeveria po propozon kufizimin e të drejtave të azilkërkuesve.

Pavarësisht se një marrëveshje u arrit vitin e kaluar, asnjë emigrant nuk është dërguar ende në Ruandë dhe çdo plan për ta bërë këtë aktualisht është në pritje. Nuk ka gjithashtu asnjë marrëveshje kthimi në fuqi me BE-në.

Kryeministri Rishi Sunak thotë:

Migrimi i paligjshëm nuk është i drejtë për taksapaguesit britanikë, nuk është i drejtë për ata që vijnë këtu ligjërisht dhe nuk është e drejtë që bandat kriminale të lejohen të vazhdojnë tregtinë e tyre imorale.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit