Vrasjet e Dan Hutrës/ Familjarët e tij kërkojnë mbrojtje, kanë frikë nga hakmarrja

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.03.2023, 13:44

Familjarët e Dan Hutrës, autori i cili vrau tri gra dhe plagosi 3 të tjera kërkojnë mbrojtje pasi kanë frikë nga hakmarrja. Konkretisht motra e Dan Hutrës e cila jeton në zonën e Saukut është paraqitur në polici për të kërkuar urdhër mbrojtje, pasi ndjehet e rrezikuar.

Ajo bashkë me të birin, thonë se lidhja e gjakut mes tyre dhe Hutrës, mund të nxisë familjet e dëmtuara që të kryejnë veprime hakmarrëse. Ata janë shprehur se duan mbrojtje nga fakti i reagimeve të të njohurve apo familjarëve të viktimave, dhe sjellja në vëmendje e zakoneve të zonës për vrasjen e vajzave apo grave.

Më 1 mars 2023, 40-vjeçari nga Kukësi, plagosi fillimisht 40-vjeçaren Marjana Gurakuqi në zonën e Astirit, pasi ajo nuk pranoi t’i jepte një shumë parash që ai i kërkoi. Më pas, Hutra shkoi në Paskuqan, aty ku jetonte familja e ish-partneres së tij Elena Hysa.

Aty vrau motrën dhe kunatën e Elenës, Mevlute Hysa dhe Hasime Dafku si dhe plagosi Elenën dhe nënën e saj, Kujtimen. Pasi kreu krimin, Hutra shkoi në Kamëz, në shtëpinë e Etleva Kurtit, duke e qëlluar për vdekje 31-vjeçaren dhe kjo në shenjë hakmarrje ndaj vëllait të saj, Vladimir Kurtit, me të cilin kishte pasur konflikte gjatë kohës që kishte qenë në burg.

Dan Hutra me origjinë nga Kukësi, por me banim në Vaqarr të Tiranës, ka një të shkuar të errët. Në vitin 2003, kur ishte 20 vjeç, Dani mori peng nënën dhe kunatën e tij si dhe përdhunoi kunatën tjetër dhe për këtë, asokohe ai u dënua me 3 vite burg.

Më pas në vitin 2007, kur ishte 24 vjeç, ai u njoh me Dafina Havalja, vetëm 22 vjeçe, të cilën e akuzonte për tradhti dhe për shkaqe xhelozie e vrau me thikë në zemër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit