Banorët e Bërxullës sërish në protestë: Nuk largohemi për tekat e një grupi oligarkësh

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 05.03.2023, 12:53

Banorët e Bërxullës në Tiranë, kanë dalë edhe sot në protestë pasi janë kundër autostradës që pritet të lidhë Thumanën me Fierin.

Sipas tyre projekti i rrugës është devijuar dhe se preken mbi 20 banesa dhe sipërfaqe tokë bujqësore, teksa theksojnë se nuk do të lejojnë ndërtimin e këtij projekti pa marrë kompensim për pronën sipas çmimit të tregut.

Të ulur në rrugë, banorët shprehen se nuk do të largohen nga tokat e tyre për tekat e një grupi oligarkësh pasi kanë ndërtuar jetën aty.

“Kanë ardhur përfaqësues të firmës Gener 2 dhe ofrojmë verën e banesave dhe projektin sipas kërkesave të banorëve por jemi në negociata. I gjithë ky zhvillim bëhet për pronën, banesa është e dyta, unë mund të ngel pa shpi por nëse marr vlerën e pronës ndërtoj shtëpi. Pronat duhet të vlerësohen sipas cmimit të tregut, e thotë dhe ligji. Unë kam 5 breza këtu, ligji 7501 na ka penelizu. Rrugën do ta zhvillosh duke pasur dakordësi dhe marrëveshje, nuk kanë bërë asnjë plan të detajuar për zhvendosjen e banorëve shohin interesat e veta por jo tonat ne i kemi thënë vlera e pronës është e para, jetën e kemi ndërtu me këto prona kemi 32 vjet, këtu kemi ndërtu jetën pse duhet të largohem për ti plotësu tekat e një individi apo grupi oligarkësh”, tha një nga banorët.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit