Denoncim: Bleva paruke 250 € për sëmundje, më erdhën flokë “kashtë” ndryshe nga reklama

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 05.03.2023, 00:03

Mashtrimet me blerjet online sa vijnë e shtohen çdo ditë e më shumë. Rastet kur qytetarë të ndryshëm brenda dhe jashtë vendit bien pre e këtyre mashtrimeve tani duket se janë kthyer në një normalitet, por problematik.

Një vajzë i është drejtuar redaksisë së JOQ ALBANIA për të denoncuar një rast blerjeje online, por në këtë rast për hall. Vajza thotë se në faqen “Profesional_Paruke_” ka blerë një palë paruke për sëmundje me vlerë 250€.

Ajo thotë se këto paruke i ka porositur një muaj më parë pasi faqja në fjalë i premtoi se ishin flokë origjinale. Por kur porosia i mbërriti në shtëpi vajza u zhgënjye me atë që pa.

Vajza denoncuese thotë se paruket ishin të një cilësie shumë të dobët dhe aspak ashtu siç reklamoheshin në rrjetet sociale. Ajo i ka shkruar disa herë faqes ku ka blerë paruket për të marrë ndonjë shpjegim dhe për të kërkuar paratë mbrapaht por nuk ka marrë asnjë përgjigje.

Për blerjen e këtyre parukeve, vajza thotë se iu ka hequr bukën fëmijëve pasi për shkak të një sëmundjeje donte të shtonte flokë të rej, meqë të sajat po i bien.

Ajo iu bën thirrje edhe vajzave e grave të tjera që të kenë kujdes nga mashtrime të tilla, pasi paratë e shpenzuara nuk janë pak, por 250 €.

Denocimi i vajzës:

mirmbrema ju luteme a do me ndimoni dua te lajmroj disa vajza sos kam ble nje produkt per hall me, shkurt nje paruke dhe goca ne fjal me premtoj se parukja esht origjinal dhe vonon 3kater jav dhe si perfundim erdhi dhe qa erdhi turp e faqja zez sps un e doja per hall jo per qef dhe goca as qe hap me sms me injoron po diqa desha ti them kam heq buken e fmive per at paruke po qe ishet per hall

mos te me merrje kot 250euro u lutem te me kthej leket e te marr paruken mbrapsht, sms pa fund pa pergjigjej. jam shum e merzitur per ket sjellj sps nuk jan 25milek sps un kam bler dhe me tr mira se kjo po qe esht si llastik vajza ne fjal e di sps kam dhe te dhenat e saj po as qe vret trunin

po te pakten ta marrin vesh te gjith se kjo qeka mashtrus sps tallet me hallet e tjtrit mos te bin viktim femra qe kan nevoj per nje paruke e qe kan enderr sps ka plot femra qe vujn nga nje smundje nqofse postoni ju jam falenderuse sps jam teper e merzitur

kjo esht e derdhur ajo esht si kasht as ne nash nuk behet fare si llastik, cilcija skandal as ngjyra as cilcija, 30euro ja kam dergura me wester unjon, gqti nje muj para, ma sakt me dat 8shkurt

kto i kam me fakte sps un skam shum flok doja ti rruaj fare sps me kan ren krejt dhe ja kam shpjegu hallin i thash nqofse sjan per mu ma mir me thuaj sps a gja halli te un si kam per qef. po kjo tani as sms skthen ma, ja si thot esht e njejta ne ngjyr dhe ne form se kus she te njejten aty floku si me qen flok llastiku qe shkrihet sa ti vesh mashen pjasterin ke dhe sms ku thot floku lahet thahet behet me onde

thejesht sdu te bin pre sps mu mi hangri dreqi 250euro dhe jam e sigurt spa ajo aa ka kthy sms as do mi kthej, po ze pakten mos te bin pre gra vajza tjera. nqofse poston faleminderit shum, sps jam teper e merzitur spa as ta hap, sme la postjeri. sps paska pas qen me hile i kan pasur bashk punest si duket

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit