Shtrenjtimi ndryshon shprehitë e qytetarëve

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.03.2023, 21:31

Rritja e çmimit, ka ulur numrin e kafeve që një qytetar më parë i pinte jashtë apo i ka detyruar që kafenë ta pinë vetëm në shtëpi, si një opsion më i lirë.

“ Nuk shkojmë në kafe jo, nuk mendojm të shkojm në kafe… Kriza, kriza, para s’ka”, tha një qytetar.

“ Në shtëpi pi kafe, gjithmonë, nuk dal shumë… Nuk e di un, kriza e ka bërë të veten, nuk dalim shumë nëpër kafe, rrijmë në shtëpi e pijmë kafenë….Kafja në shtëpi më lirë është, blen a 100 gram a 200, edhe me familje pi, ajo pak më ekonomike është, të dalësh në kafe është më shtrenjtë normal”, shtoi një tjetër qytetar.

Disa nga qytetarët thonë se megjithatë nuk mund të heqin shprehinë që kafenë ta pinë jashtë, ndërsa të tjerë këtë e cilësojnë si luks. Theksojnë se as nuk mund të mendojnë të qerasin shoqërinë, pasi me këto çmime, t’i paguash kafenë dikujt, është bërë një nder i madh.

“ Tash vazhdojmë njësoj, por prap është pak më shtrenjtë, na kushton neve si studentë që jemi. Duhet të normalizohen prap çmimet, por s’kemi çfarë të bëjmë, ne prap duhet të dalim në kafe”, u shpreh një klient.

“Sigurisht që e kemi rrallu prap, se nuk ja vlen me pi kafe jashtë, më llogari ke me mbledh shoqërinë në shtëpi, se me dal jashtë, se është bërë shumë shtrenjt, luks me pak fjalë dhe mendoj se është më mirë më rrallë se më mirë… Është bërë nder i madh me pagu kafe”, theksoi një kliente.

“ Çmimet janë rrit, duhet të rrallojmë daljet, të mos dalim shumë… Tash më problem më vështirë se më shtrenjtë çmimet, nuk mund të qarosësh kur dëshiron ti”, shtoi një klient.

Punonjësit nëpër kafene thonë se ishin të detyruar të bëjnë rritje çmimesh dhe kjo gjë ka ndikuar në uljen e numrit të klientëve.

“ Ajo që ndodhi me rritjen e çmimeve, në fillim ndikonte shumë, derisa qytetarët nuk e kuptuan si më të lehtë dhe derisa e pranuan si të tillë dhe se kjo është thelbi i kohës së tashme, inflacioni dhe të gjitha këto gjëra. Nevojitej një periudhë derisa u stabilizua kjo gjendje. Pas kësaj, klientët u kthyen me të vjetrën prap, filluan të vijnë prap… Çmimi momental i espresos në lokalin tonë është 80 denarë, por në të gjitha lokalet përreth është i ngjajshëm, lëviz në ato kufinj. Më herët ishte 60 denarë”, theksoi një punonjës në kafene.

“Nuk është ai interesim që ka qenë më herët edhe tash, të gjitha këto ndikojnë te çmimet…. Më herët ka ndodhur që kanë pirë Brenda ditës tre kafe, tash i pijnë 1 ose nuk pijnë asnjë, gjithçka prej çmimit”, tha një menaxher në kafene.

Sipas Entit Shtetëror të Statistikave, indeksi i çmimeve të shërbimeve të gastronomisë në 2022-tën është rritur për 18 për qind, në raport me vitin paraprak, ndërkaq raporti i Eurostatit tregon që edhe në shtetet e Bashkimit Evropian, çmimi i kafesë ka pësuar rritje për 17 për qind.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit