Musliu: Shumica e re mundëson kuvend më funksional

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.03.2023, 19:54

Përbërja e re Parlamentare duhet ti jep një komoditet më të qëndrueshëm funksionalizimit të Kuvend, për faktin se duket qartë se numri i deputetëve është rritur, dhe problemet të cilat i kishte në të kaluarën kuvendi për të siguruar kuorumin e nevojshëm për punë, tani nuk do ti ketë, analisti politik, Albert Musliu.

Sipas tij, edhe VMRO-DPMNE-ja por edhe partia “E Majta”, duhet ta kuptojnë rolin e tyre opozitar, dhe ta luajnë rolin e një opozite konstruktive, sepse numri prej 65 votave me të cilat u votua qeveria e re, është tregues se partitë të cilat duan zgjedhje të Parakohshme, duhet ato aspirate ti lënë anash.

“Numrat me të cilat u votuan ministrat dhe Qeveria ishin sinjal për opozitën maqedonase se ato iniciativa që i kanë për zgjedhje të parakohshme mendoj se realisht tani do ti vendosin anash, dhe se do të përgatiten për zgjedhje të regullta, por përndryshe kjo shumicë e tashme mendoj se i jep stabilitet të përditshëm punës së Parlamentit dhe mendoj se nuk do të ketë problem së paku me sigurimin e kuorumit, por paravërisht edhe numri 65, është numër i cili jep mundësinë që deputetet të jenë më funksional edhe nëpër komisionet parlamentare, por edhe mos të ketë problem me kuorumin në seancat plenare” – tha analisti politik, Albert Musliu.

Musliu poashtu pohoi se ai pret që të jenë një opozitë konstruktive edhe opozita shqiptare, dhe se të gjithë, duke përfshirë edhe grupin e zjarrit, për ti shtyrë proceset përpara deri në ndryshimet kushtetuese, pohon për TVM2.

“Ashtu siç është regullorja e Kuvendit edhe një deputet i cili është i pa përgjegjëshëm mund ta bllokon punën e Kuvendit me mijëra amandamente. Nuk besoj se do të tentojë ta bllokoj punën e Parlamentit, dhe nuk besoj se pun aka arritë deri në atë nivel. A uroj që Alternativa mos ta bëjë atë punë ngase ishte pjesë e shumicës. Po tash duhet të presim e të shohim a do ti qasen punës në mënyrë korekte, edhe si një opozitë konstruktive, ose do të tentojnë më bllokada” – deklaroi Musliu.

Musliu pohoi se partitë politike tani i pret një axhendë e ngjeshur, dhe idetë për zgjedhje të parakohshme duhet të lihen anash.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit