Buka e bardhë dhe gjysmë e bardhë me 33 denarë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.03.2023, 19:15

Kompanitë më të mëdha sot i janë rikthyer prodhimit të bukës së bardhë dhe gjysmë të bardhë të cilat nga sot shiten me 33 denarë. Njerëzit kishin nxituar me mëngjes të blinin sa më shumë bukë, ndoshta nga frika se mos përsëritet skenari i pak ditëve më parë kur raftet ishin të zbrazëta.

Gazetarja: Më falni, përse ka kaq pak bukë nëpër rafte? E punësuara: Është harxhuar që në mëngjes. Gazetarja: E kanë blere? E punësuara: Po, po. Gazetarja: 33 denarë shitet duke filluar që sot? E punësuara: Po, ja po jua jap një prej këtu.

Qytetarët që dilnin nga marketet me dy apo tre bukë të blera e kanë mirëpritur reagimin e Qeverisë për ngrirjen e çmimit, por thonë se paralajmërimet e Ministrisë së Ekonomisë për ngrirjen edhe të çmimeve të produkteve të tjera bazë duhet të bëhen realitet sa më shpejt.

“ Le të mos bëjnë përllogaritje në kurriz të qytetarëve, por të bëjnë punën e tyre. Tani produktet e qumështit, produktet bazë, kuptohet djathi, kaçkavalli nuk janë të përballueshme për xhepin e gjithkujt”, tha një qytetar.

“Mendoj se janë mësuar tashmë me idenë se qytetarët edhe ashtu mund të jetojnë dhe as nuk i pyesin ata si gjinden apo a kanë mundësi t’i bëjnë ato pagesa, përkundrazi vazhdojnë të mendojnë vetëm fitimin e tyre”, shtoi një tjetër qytetar.

“Ndalesa u pa se nuk ishte nga mungesa e miellit apo diçka e tillë, ishte krizë e menduar. Sigurisht që e kanë bërë për të pasur fitim shtesë”, u shpreh një qytetar tjetër,raporton alsat. Disa prej tyre në vend të bukës kishin blerë miell, sepse thonin se buka e shtëpisë është shumë më e shëndetshme se ajo e blerë.

“Ne gatuajmë bukë në shtëpi gjatë gjithë kohës. E pjekim në sobë me dru. E gatuajmë vet dhe hamë çdo ditë bukë të ngrohtë. Për ne të moshuarit mendoj se është më e shëndetshme. Në shtëpi me tharmë buke, këto i hedhin aditivë, ajo fryhet dhe mendojmë se hamë bukë”, theksoi një qytetar.

Ata që jetojnë në vendet e Bashkimit Evropian dhe kthehen të vizitojnë vendin herë pas here nuk hezitojnë të bëjnë krahasimin e çmimeve dhe thonë se punët janë së prapthi. Atje ku rroga është më e lartë çmimet janë më të ulëta, ndërsa këtu është anasjelltas.

“Unë punoj në Slloveni. Janë shumë më lirë. Punoj si shofer në relacionin Zvicër- Angli. Mishi në Angli është shumë më lirë, Mishi i viçit është 2 kilogram rreth 700 denarë. Kaçkavalli për shembull, 200 gram mund ta blini për 70 denar”, tha një qytetar tjetër.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit