Gjendet i vdekur ferizajasi që ishte zhdukur para një jave, dyshohet se bëri vetëvrasje

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.03.2023, 17:58

Policia e Kosovës ka njoftuar se është gjetur i vetëvrarë, personi i cili para disa ditësh ishte raportuar i zhdukur. Bëhet fjalë për 30-vjeçarin nga Ferizaj, Leonard Mahmuti, i cili më 28 shkurt kishte dalë nga shtëpia në mesnatë dhe nuk ishte kthyer më.

Policia ka thënë se në konkludimin për vetëvrasje, kanë arritur pas ekzaminimit të vendit të ngjarjes dhe rrethanave.

Njoftimi i plotë nga Policia:

Vetëvrasje në Ferizaj

Sot, reth orës 07:30 Policia Rajonale e Ferizajt ka pranuar një informacion se në pyllin e fshatit Sojevë të Ferizajt, dyshohej se një person është pa shenja jete. Policët e rendit e më pas hetuesit dhe krimteknikët rajonal kanë dalë në vendin e ngjarjes. Nga hetimet e para, egzaminimit të vendit të ngjarjes viktima L.M (M/K) i moshës 30 vjeçar nga fshati Rahovicë e Ferizajt dyshohet se kishte kryer vetëvrasje, vdekja e të cilit është konfirmuar në vendin e ngjarjes nga mjekët kujdestar të spitalit rajonal të Ferizajt.

Me vendim të prokurorit kujdestar nga Prokuroria Themelore në Ferizaj trupi i pajetë i është liruar familjarëve .

Vëmendje, për të njejtin person policia rajonale e Ferizajt nën autorizim të Prokurorisë Themelore në Ferizaj, kishte lëshuar kërkesën për bashkëpunim me qytetarët me qëllim identifikimin dhe vendodhjen e personit të zhdukur Leonard Mahmuti, i cili me datën 28.02.2023 në mesnatë kishte dalë nga shtëpia dhe nuk dihej për vendodhjen e tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit