Shqiptarja Klaudja Leta konfirmohet mes viktimave të tragjedisë në Greqi, studente e shkëlqyer në Mjekësi

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.03.2023, 16:58

Më 28 shkurt, në Greqi u regjistrua një aksident tragjik hekurudhor. Treni Intercity 62 i linjës Athinë-Selanik po kalonte pranë stacionit të Larisës pak para orës 23:00 të së martës, me 341 pasagjerë dhe një ekuipazh prej 13 anëtarësh, kur u përplas kokë më kokë me një tren mallrash që udhëtonte në drejtim të kundërt.

Aksidenti rezultoi fatal, teksa deri tani raportohet se ngjarja ka shkaktuar vdekjen e 57 personave, 56 të zhdukurve dhe 48 të plagosurve. Ndërkohë në mesin e viktimave është konfirmuar edhe një shqiptare. Familja shqiptare Leta të cilët prej ditësh kanë pritur në ankth nëse vajza e tyre, studentja 21-vjeçare, Klaudja Leta, do të ishte një nga viktimat e tragjedisë hekurudhore në Greqi, sot është përballur me lajmin e trishtë.

Pasi ata kishin dhënë mostrat e tyre të ADN-së për të bërë të mundur identifikimin e vajzës së tyre, mes trupave të djegur, sot lajmi i hidhur është konfirmuar dhe nuk ka më dyshime. Vajza e tyre, Klaudja Leta ndodhet mes viktimave të tragjedisë së Larsisës.

Klaudja ka lindur në Larisa, dhe ka dalë me rezultate të shkëlqyera në Fakultetin e Mjekësisë në Shkollën Ushtarake të Korpusit Oficer në Selanik. Shqiptarja kishte marrë nënshtetësinë greke, teksa prindërit e saj drejtojnë një biznes 'Thertore'.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit