Dy persona kërcënojnë familjarisht të riun në Tiranë, kërkuan një shumë të madhe parash

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.03.2023, 16:19

Dy persona kanë kërcënuar familjarisht një 31-vjeçar në Tiranë. Një 23-vjeçar me iniciale M. L si dhe një 33-vjeç me iniciale B. A., kanë kanosur një të ri dhe familjen e tij pasi kërkonin t'i merrnin një shumë të mëdhe parash. Dy të arrestuaritorganizonin lotari të palejuara, me anë të aparateve të tyre celulare, të cilët u sekuestruan.

"Falë veprimeve profesionale nga specialistët për Hetimin e Krimeve të Komisariatit të Policisë Nr. 2, në kuadër të operacionit policor të koduar "Credit", është bërë lokalizimi dhe arrestimi në flagrancë i shtetasve: – M. L., 23 vjeç dhe B. A., 33 vjeç, banues në Tiranë, për veprat penale "Shtrëngimi me anë të kanosjes ose dhunës për dhënien e pasurisë", kryer në bashkëpunim, dhe "Organizimi ose ushtrimi i veprimtarive të lojërave të fatit në kundërshtim me ligjin". Gjatë veprimeve hetimore ka rezultuar se këta shtetas, në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë kanosur për dhënie pasurie, një 34-vjeçar dhe familjarët e tij. Në vijim të veprimeve hetimore ka rezultuar se 2 të arrestuarit organizonin lotari të palejuara, me anë të aparateve të tyre celulare, të cilët u sekuestruan në cilësinë e provës materiale. Materialet i kaluan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme procedurale," thuhet në njoftimin e policisë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit