Gazetarët grekë: Kemi përgjegjësi për aksidentin e trenave, nuk investiguam sistemin hekurudhor

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 04.03.2023, 13:50

Pak para mesnatës së të martës në Greqi, dy trena u përplasën me njëri-tjetrin duke shkaktuar vdekjen e 57 personave, 56 të zhdukurve dhe 48 të plagosurve. Treni me 350 pasagjerë që po udhëtonte nga Athina drejt Selanikut u përplas me një tren mallrash.

Shkak i tragjedisë dyshohet se është bërë prerja e një kabulli elektrik në njërën prej vagonët të trenit me pasagjerë që në momentin e përplasjes ka rezultuar fatal. Ndërkohë e gjithë Greqia është në zi në nder të viktimave.

Lidhur me ngjarjen ka ardhur një reagim edhe nga unioni i gazetarëve grekë ESIEA. Në deklaratën e publikuar gazetarët kanë deklaruar se një pjesë të përgjegjësisë së aksidentit e kanë ata, pasi nuk i kanë kushtuar rëndësi sistemit hekurudhor në vend.

"Gazetarët e Athinës marrin pjesë, si i gjithë vendi, në zinë e rëndë për njerëzit tanë që humbën padrejtësisht dhe ngushëllojnë dhimbjen e familjeve dhe njerëzve të tyre. Tragjedia në Tempi nxjerr në pah, në mënyrën më të dhimbshme këtë herë, problemet strukturore që mundojnë mediat greke. Paralajmërimet e punonjësve të hekurudhave nuk morën mbulim në përpjesëtim me seriozitetin e çështjes dhe raportimet e pakta, por ekzistuese të gazetarëve, mediave dhe grupeve të gazetarisë hulumtuese nuk u riprodhuan.

Për sa kohë që mediat hiqen nga misioni i tyre për të kontrolluar pushtetin, për sa kohë që prioritet i lajmeve janë kritere që nuk kanë lidhje me mbrojtjen e interesit publik, për sa kohë që kompanitë mediatike kufizohen të veprojnë thjesht si biznese dhe në aspektin e vlerësimet dhe trafiku televiziv, për sa kohë gazetarët janë të kufizuar në investigim, garancitë institucionale për funksionimin e shtetit do të dobësohen.

Riprodhimi steril pa letër, edhe në këto orë tragjike, nga një pjesë e faqeve të lajmeve, është një shembull tjetër i deformimit gazetaresk. Industria e gazetarisë merr pjesën e saj të përgjegjësisë. Bordet drejtuese të ESIEA dhe ESPET e konsiderojnë veten se po interpretojnë vullnetin e gazetarëve, duke marrë përsipër angazhimin se shkaqet dhe përgjegjësitë e këtij tmerri të pa treguar do të hetohen në thellësi, me qetësi, profesionalizëm dhe dokumentacion. Ashtu siç ndodh këto orë nga shumica e kolegëve, sidomos të gjithë atyre që janë në “vijë të parë”, pa gjumë, në kushte dramatike", thuhet në deklaratën e gazetarëve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit