Teatrit e bibliotekës s’i shihet fundi në Tetovë

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 04.03.2023, 17:49

Ndërtimi nisi në vitin 2014, u premtua se do të jetë gati në vitin 2017, por 6 vite më pas objektit të ri të Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës nuk i shihet fundi. Premtimi i ri është se godina do të jetë gati në vitin 2026, përkatësisht 12 vite pas vendosjes së gur-themelit .

“Tani është faza e dytë e ndërtimit të objektit që filloi në shtator të vitit 2021 dhe punimet rrjedhin sipas dinamikës së paraparë. Tani sipas informacioneve dhe njoftimit të Qeverisë së Maqedonisë së veriut, realisht duhet të përfundojë në fillim të vitit 2026. Tash mund të shtyhen punët shkaku i paraqitjes së problemeve të pa parashikuara por besojmë në 2026 do jetë gati objekti i teatrit dhe bibliotekës së Tetovës”, tha Vullnet Fejzullai. Sekretar teknik i Shtëpisë së kulturës.

Aktorët e Teatrit të Tetovës, të cilët funksionojnë si qiraxhi në shtëpinë e kulturës, nuk kanë as kushtet minimale për punë.

“Më shumë i ka kushtuar qytetit të Tetovës, më shumë i ka kushtuar publikut të Tetovës, rinisë së Tetovës, sepse një teatër që nuk ka repertoar të rregullt të shfaqjeve çdo natë, nuk kultivon dot publik në mënyrë që kultivojnë teatrot normale të botës. Çka humbim ne si aktor si staf teknik si regjisor. Kemi humbur shëndetin së pari duke punuar nga minus 20 sepse tek ne është ftohtë dhe kjo ndikon në jetën dhe shëndetin tonë, kushtet teknike janë minimale për një teatër dhe kjo na bën të ndjehemi inferior dhe si artist të dorës së dytë në këtë shtet”, u shpreh Elmir Sejfullai – aktor,raporton alsat.

“Kur i lexoj këto shifra 25- 27 30 – 37 më duket krejt pa kuptim dhe më shfaqet përpara personazhi i Stragonit në dramën e Samuel Becket, që vazhdonte të besonte se Godoja do të vij, dhe priste pafund, por Godoja nuk erdhi kurrë, edhe kjo më duket ngjashëm”, shtoi Ermal Çanga – aktor.

“Ata nuk janë në gjendje të krijojnë kushte në godinën ekzistuese e lere më të bëjnë një të re, e të bëjnë zërimi kushte e gjëra. qesharake është më kjo temë. ata janë të paditur, thonë gjithnjë do shkojmë në Evropë, po bëjeni teatrin dreqi e mori bëjeni çka t`iu ofrojmë qytetarëve ne. të paktën nuk do kemi nevojë të ua arsyetojmë fëmijëve, sepse djali im që ka tani 10 vjet do ik në gjermani dhe s`do kem nevojë t`ia arsyetoj neglizhencën, do i them ik dhe ti si tjerët”, deklaroi Blerim ismani – Aktor.

Kompania që realizon punimet në objektin e Teatrit dhe Bibliotekës ka pezulluar punët në këtë projekt, shkaku i fondeve që ende nuk janë lëshuar. Gur themeli i Teatrit dhe Bibliotekës së Tetovës, u vendos në 28 nëntor të vitit 2014.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit