Seanca e parë e gjyqit, ku Dan Hutra u njoh me masën e arrestit me burg për vrasjen e tri grave dhe plagosjen e tri të tjerave, është mbajtur sot me dyer të mbyllura, larg syrit të gazetarëve.
Ky vendim i gjykatës dyshohet se ka ndodhur për shkak se Dan Hutra dyshohet se është autor i ngjarjeve të tjera të rënda kriminale, që kanë ndodhur në periudhën maj 2021-qershor 2022.
Prokuroria ka nisur hetimet në lidhje me këtë ngjarje dhe ka vendosur të mbajë gjithçka sekrete, teksa shpreson që Hutra të zbërthehet dhe t’i rrëfejë vetë krimet e tij.
Ai la burgun pasi përfundoi 16 vite burgim për vrasjen e bashkëshortes së parë në maj 2021 e më pas u arrestua në qershor 2022, e dyshohet që gjatë kësaj periudhe ka kryer krime të tjera të rënda.
Policia i ka mbajtur top-sekret këto ngjarje. Gjithashtu, mësohet se asnjë avokat nuk ka marrë parasysh vrasësin e trefishtë, që tronditi fort themelet e shoqërisë shqiptare.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.