Pavarësisht vrasjeve, ngjarjeve kriminale, vjedhjeve, mashtrimeve dhe skandaleve me të cilat përballemi çdo ditë, ka ende njerëz të mirë.
Njerëz që nuk mendojnë vetëm për përfitime personale, por edhe për të mirën e të tjerëve.
Një qytetar ka gjetur ditën e sotme një portofol me një sasi të konsiderueshme parash. Qytetari thotë se në portofolin e gjetur janë 400 mijë lekë të vjetra dhe 430 euro.
Përveç kësaj, ai thotë se brenda në portofol janë edhe kartat e bankës dhe një permeso(leje qëndrimi) italiane.
Të gjithë jemi të vetëdijshëm se ndonjëherë paratë nuk kanë asnjë vlerë para dëmit që shkaktojnë dokumentet e humbura. Prandaj qytetari i është drejtuar redaksisë së JOQ ALBANIA për të kërkuar të zotin e portofolit dhe për t’i shmangur problemet që mund të hasë për shkak të humbjes së tij.
Mesazhi i qytetarit:
Kam gjetur kete portofolin me 400 mi lek brenda dhe 430 €. Nese ke mundesi shperndaje ne faqe se ka te gjitha kartat e bankes dhe premeson italiane ne te
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.