Aksionari i “Prishtina Mall” arrestohet në aksionin kundër fajdes, detyrimit e shmangies nga tatimi

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.03.2023, 19:47

Pronari i Autosallonit të njohur “Alberti”, Skender Bajrami është në mesin e 15 të arrestuarve nga Policia në aksionin e djeshëm.

Kështu raportoi sot mediumi “FrontOnline”. Bajrami dhe të tjerët, nga organet e rendit dyshohen për tri vepra penale: Fajde, shmangie nga tatimi dhe detyrim.

Skender Bajrami siç duket nuk do të mund ta shijojë nga liria hapjen e Qendrës Tregtare “Prishtina Mall” në të cilën ai vet është aksionar përmes Autosallonit të tij “Alberti”

Bajrami përfundoi në prangat e policisë, në Operacionin nëpër autosallone kundër fajdes, shmangies nga tatimi e detyrimit. Bashkë me Bajramin, punë me drejtësinë do të kenë edhe 14 persona tjerë.

Aksionet në “Prishtina Mall. Sipas Agjencisë së Regjistrimit të Bizneseve të Kosovës, Skender Bajrami në Qendrën më të madhe Tregtare në rajon e cila pritet të hapet së shpejti, “Prishtina Mall”, ka 10 për qind të aksioneve.

Sipas deklarimit në ARBK, vlera e aksioneve të Bajramit aty arrin në 17 milionë euro.

Përveç Bajramit, në këtë projekt janë edhe 13 investitorë tjerë që kanë aksione në shuma milionëshe.

“Prishtina Mall” pritet të hapet pas një jave. Aksioni i Policisë, 22 vetura të konfiskuara:

Ndaj të arrestuarve, Prokuroria Themelore e Ferizajt ka njoftuar se ka kërkuar të vendoset masa e paraburgimit.

Gjatë aksionit, organet e rendit kanë arritur që të sekuestrojnë edhe një numër të madh të provave materiale.

Këto prova përfshijnë edhe 22 vetura të konfiskuara nëpër autosallone të ndryshme.

Përveç tyre, policia gjeti edhe tetë armë, 76 fishekë, dy shufra metali, dy motoçikleta, mbi 83 mijë euro, 16 usb e dokumente të ndryshme.

Aksioni është kryer nga Policia në koordinim me Prokurorinë e Ferizajt, Doganën dhe ATK-në.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit