“Nuk po gjej djalin tim”, nëna e shqiptarit të zhdukur bën apel: Më ndihmoni, muajin tjetër do festonte ditëlindjen

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.03.2023, 15:07

Nëna e shqiptarit Denis Ruçi, i cili vijon të jetë i zhdukur në Greqi, ka bërë apel në media për gjetjen e tij.

Mirela Ruçi tha se djali i saj kishte rezervuar një biletë në vagonin e 5-të në ulësen 22. Ajo tha se për herë të fundit kishte folur me të në orën 22:50. Me një zë që i dridhej ajo tha:

Më tha mami, jam ulur. Do të vonohemi. Nuk më tha se ku është ulur dhe nëse ka shkuar në mensë. Më pas ai ka folur me një shoqe në messenger në orën 23:08. Fëmija im është 22 vjeç. Pas një muaji ai do të kishte ditëlindjen.

Ajo tha se djali i saj nuk është as në listën e të lënduarve dhe as në listën e të vdekurve, ndërsa nuk e di nëse ka qenë në vendin e tij në momentin e përplasjes ose nëse ishte ngritur për të shkuar në vagonin e 2-të që ishte mensa.

Madje, ajo u bëri thirrje të rinjve që ishin në tren dhe mbijetuan, që t'i jepnin të paktën një informacion nëse e kishin parë fëmijën e saj. Ajo tha se ka dhënë ADN-në në spital dhe po pret të njoftohet për identifikimin.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit