A keni plan për vikend? Ky do të jetë moti në dy ditët e ardhshme

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 03.03.2023, 14:54

Planet e vikendit gjithmonë ndërlidhen me motin. Të shtunën ka mundësi për riga lokale shiu, ndërsa të dielën pritet të ketë intervale me diell.

Nga fillimi i javës vijuese, parashihet mot i ndryshueshëm, me vransira e diell, derisa do të fryjë edhe erë më e fuqishme nga jugperëndimi, sidomos ditën e mërkurë. Mundësi për riga lokale shiu paraqiten të hënën pasdite, dhe të mërkurën mbrëma. Cilësia e ajrit gjatë fundjavës, orëve të pasdites do të jetë me indeks në vlera të pranueshme, e orëve të mbrëmjes kalon në vlera të dobëta dhe shumë të dobëta. 4.03 – Kryesisht me vransira dhe riga lokale shiu nga mesdita. 5.03 – Vransira dhe intervale me diell. Nuk përjashtohen mundësi për riga lokale shiu. 6.03 – Ngrica në mëngjes. Ditën vransira të ndryshueshme, me riga lokale shiu. 7.03 – Vransira dhe intervale me diell. Më butë. 8.03 – Vransira e diell, me erë më të theksuar nga jugperëndimi. Në mbrëmje priten edhe të reshura shiu. Temperaturat në një rënie të lehtë në fundjavë. Minimalet të hënën zbresin edhe deri në -2C, e ato maksimale zbresin në 7C në fundjavë, me tendencë të rritjes edhe deri në 12C në fillim të javës. Në fundjavë era frynë e lehtë dhe mesatare nga veriu e verilindja 3-7m/s, e nga dita e hënë ndryshon drejtimin në jugperëndim dhe frynë edhe mesatarisht e fuqishme deri në 12m/s. Shtypja atmosferike luhatet përreth vlerave normale, me tendencë të rënies deri ditën e mërkurë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit