Në Serbi, policia ka arrestuar një 44-vjeçar pasi ia ka shitur vajzën e tij 13-vjeçare një të njohuri nga rrethina e Bojnikut.
Ai e ka njoftuar blerësin 47-vjeçar se vajza e tij kushton 3000 euro dhe ky i fundit pasi ia ka dorëzuar paratë babait e ka çuar vajzën në shtëpinë e tij në fshatin afër Bojnikut.Policia më pas ka zbuluar se babai kishte shitur vajzën e tij, kështu që menjëherë u zbulua se kush ishte blerësi.
Babai u arrestua bashkë me blerësin.Në shtëpinë e tij është gjetur vajzë e shitur, e cila është dorëzuar në Qendrën për Punë Sociale.
Kur policia arrestoi blerësin 47-vjeçar ai sillej sikur të mos kishte bërë asgjë të keqe.Ai pohoi se e ka blerë “nusen” në mënyrë të drejtë dhe se është krejt normale që vajzat të martohen të reja.Në mënyrë të ngjashme u soll edhe babai i cili tha se mund të bënte çfarë të donte me vajzën e tij.Atij i janë gjetur rreth 1000 euro nga shitja e vajzës dhe ato para janë konfiskuar
Sa i përket vajzës, ajo do t'i nënshtrohet një kontrolli të detajuar mjekësor në periudhën në vijim, për të përcaktuar nëse është dhunuar fizikisht.
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.