“Babai kishte një parandjenjë të keqe”, vëllai i shqiptarit të zhdukur në Greqi tregon bisedën e fundit me të

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 03.03.2023, 13:06

23-vjeçari shqiptar, Denis Ruçi rezulton të jetë në mesin e personave të zhdukur në Greqi, që nuk janë identifikuar akoma pas përplasjes së dy trenave.

Vëllai i tij, Kristian Ruçi duke folur për mediat greke tregoi momentin e fundit kur kishin komunikuar me të. Ai thotë se vëllai i tij Denisi ishte në vagonin e tretë natën kur ndodhi ngjarja dhe se babai po fliste në telefon me të deri në momentin kur u ndërpre lidhja.

Ishte shumë i lumtur, kishte tre ditë që kishte ardhur për të parë të afërmit tanë dhe të dashurën e tij. Ne kemi dhënë mostrat e ADN-së, do të na informojnë me telefon. Ai ishte në vagonin e 5-të, duke folur me babain tim në telefon dhe në orën 23.00 u ndërpre lidhja. Ai kishte shkuar në mensë për të blerë diçka dhe ishte në vagonin e 1-rë, kjo ishte lidhja jonë e fundit.

Kristian Ruçi thotë se edhe pse vëllai i tij ende nuk është gjetur, familja nuk po i humb shpresat.

Babai im ishte i shqetësuar pas ndërprerjes së sinjalit. Ai po e merrte mbrapsht dhe telefoni ishte fikur. Kishte një ndjenjë se diçka ndodhi, e pa edhe lajmin dhe shkoi afër. Ai pa shumë njerëz në stacionin e Selanikut. Nuk e humbim shpresën, presim e shohim.

Më tej ai ka folur për momentin e fundit që kishte komunikuar me të dhe përjetimet e tij.

Unë dhe vëllai im kishim folur në telefon pasdite dhe i kisha thënë se dua të dalim ndonjëherë bashkë dhe jam ende në pritje të telefonatës së tij. Kam imazhe në mendjen time kur ishim të rinj. Çdo moment që komunikoja me të isha i lumtur. Ne po përpiqemi t'ia dalim. Pashë pamjet nga përplasja dhe them 'vëllai im i vogël çfarë ka kaluar, sa tragjike kanë qenë momentet që ka jetuar atje. Më mungon shumë, e dua shumë dhe është e vështirë të jesh larg tij.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit