Rruga në Shkozë me gropa dhe pa ndriçim/ Banori: S’po marrim vesh në ça shekulli jetojmë, Bashkia s’ka marrë masa

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.03.2023, 16:57

Jetojmë në vitin 2023 por shumë rrugë në periferi të Tiranës, ndodhen në gjendje të degraduar. Denoncimet pranë redaksisë sonë, ku banorët ankohen për rrugët e zonës dhe lagjeve ku jetojnë janë të shumtë, teksa kryetari i Bashkisë Tiranë, Erion Veliaj, gjatë gjithë këtyre vite si drejtues i kryeqytetit të Shqipërisë, duke marrë parasysh ankesat e shumta të qytetarëve, ka bërë gjumë letargjik dhe nuk i ka shërbyer si duhet popullit i cili e ka votuar për të qenë në karrigen që është sot.

Së fundmi, në redaksinë tonë, ka dërguar një mesazh denoncues, një qytetar i zonës së Shkozës. Me pamje, qytetari ankohet për rrugën e lagjes së tij, që siç shihet në pamje, lë për të dëshiruar, pa asfalt, me gropa dhe pa ndriçim. Me pak fjalë pa asnjë standard të duhur, a thua se jeton në mesjetë. Rruga nuk është problem vetëm për këmbësorët, por edhe për shoferët e makinave që kalojnë në atë rrugë, të cilët kanë zënë hall me ndërrimin e gomave të makinave për shkak të gjendjes së mjeruar të rrugës ku u duhet të kalojnë për të shkuar në punë, për pazar ose kur dërgojnë fëmijët në shkollë.

Qytetari:
Pershendetje jam nje banor i lagjes se shkoses doja te ngreja nje shqetesim me rrugen e lagjes e cila nuk e njeh asfaltin , ndricimin spo e marim vesh nca shekulli jetojm bashkia ska mar masa as nuk po mer per kete gje.
Pas këtyre pamjeve të dërguara në redaksi, ajo që banori kërkon në emër të komunitetit të tij nga kryetari Veliaj por dhe instancat tjera përkatëse, është një rrugë e shtruar me asfalt dhe brenda standardeve.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit