Qytetari: Kam 4 ditë pa drita, edhe pse jam ankuar specialistët e OSHEE rrinë nëpër kafe e nuk më zgjidhin hallin

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 03.03.2023, 11:07

Situata e energjisë elektrike në Shqipëri ka qenë problematike prej vitesh, teksa të shumtë janë denoncimet kundrejt OSHEE, institucion i cili edhe pse duhet të jetë pranë qytetarëve, në të shumtën e rasteve e gjen indiferent ndaj shqetësimeve që populli i adreson lidhur me dritat.

Së fundmi, një qytetar ankohet pikërisht për OSHEE-në, me drejtor Ardian Çelën. Për redaksinë e JOQ Albania, qytetari shprehet se ka shkuar në datë 28 shkurt 2022 pranë zyrave të OSHEE në Delijorgj, u ka bërë kërkesë për lidhjen e dritave, dhe në atë moment i kanë thënë që brenda 48 orëve do të kryhet shërbimi, por data shënon 3 mars dhe qytetari ende është pa drita në shtëpi.

Ndër të tjera, qytetari shkruan se ka telefonuar 12 herë operatorët e shërbimit të klientit të OSHEE si dhe është paraqitur 3 herë në zyrat e institucionit në fjalë, por përsëri nuk ka marrë asnjë shërbim.

Qytetari shkruan për JOQ se specialistët e OSHEE, sillen vërdallë me makinën e punës, por nuk u japin zgjidhje të duhur popullit duke mos marrë parasysh hallet që kanë me dritat.

Denoncimi i qytetarit:

Pershendetje , si jeni? dua t bej ankese per OSHE sepse kam bere kerkese per lidhjen e dritave me date 28/02/2023 dhe me than qe max 48 ore do ju kryhet shërbimi dhe data eshte 03/03/2023 dhe asnje nuk vjen per te kryer lidhjen e dritave , kam ik 3 here tek zyra oshes tek deliorgji , kam marre 12 here operatoret ne tel dhe asnje nuk ben pune do vij tani do vijn pastaj , mund ti jepni zgjidhje ju lutem.

Bejeni publike ju lutem se shikojeni cfare bejn specialistet e OSHE-s sillen gjithe ditenn me makine e rrine neper kafe nuk zgjidhin hallet e popullit se shiko mbas 4 ditesh vjen oshe mbasi kam bere mbi 12 ankesa

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit