Një qen është shpëtuar nga rrënojat, 23 ditë pas tërmeteve shkatërruese që goditën Turqinë dhe Sirinë më 6 shkurt.
Husky i quajtur Alex, u gjet nën disa grumbuj betoni dhe mbeturinash ndërtimi nga ekipet e shpëtimit që po kërkonin një vend për të ndërtuar strehimore të përkohshme për të mbijetuarit nga tërmeti. Ekipi dëgjoi klithma të dobëta nga mbeturinat dhe u zvarrit nën rrënoja në kërkim të qenit.
Pas një ore e 30 minutash nxorrën qenin dhe e ribashkuan me pronarin e tij që ndodhej në vendngjarje.
Pamjet video të shpëtimit treguan ekipet që zvarriteshin nën mbetjet e ndërtesave të rrafshuara duke thirrur emrin e qenit përpara se një person të dilte me Husky-n në krahë. Alex u shfaq i tronditur dhe i dobët në pamjet para se t'i jepej ushqim dhe ujë.
Provinca Hatay ku u shpëtua Alex është një nga zonat më të shkatërruara nga tërmetet e dyfishta që tronditën pjesë të Turqisë jugore dhe Sirisë veriore më 6 shkurt. Më shumë se 50,000 njerëz u vranë në të gjithë Turqinë dhe Sirinë nga tërmeti masiv, i cili la gjithashtu miliona të pastrehë në kushte të ftohta.
👉23 gün sonra Hatay'da enkazdan çıkarıldı
👉Depremden 23 sonra Hatay’ın Antakya ilçesinde “Aleks” adlı köpek enkazdan kurtarıldı. pic.twitter.com/ByixbLWb0D
— Balıkesir Posta Gazetesi (@Balikesirposta) March 1, 2023
FACT CHECK:
Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e
raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
Shqiptari në Gjermani
Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
Sara nga Tirana
Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
Deoni
I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
Shoferi i kamionit
I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
Babë e bir nga Kukësi
Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.