Tensionohet protesta në Greqi, gaz lotsjellës dhe tymuese mes policisë dhe protestuesve

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.03.2023, 20:17

Në Greqi ka tension në disa qytete për shkak të aksidentit tragjik të trenave në Tempi, ku humbën jetën 57 persona dhe disa të tjerë u plagosën.

Në Selanik, protestuesit kanë mbajtur pankarta me parulla si “nuk ishte gabim njerëzor” "ju po na vrisni".

Protestuesit kanë arritur të prishin kordonin e policisë dhe situata ka agravuar. Protestuesit po hedhin gurë ndaj forcave të policisë, ndërsa këtë fundit po përdorin gaz lotsjellës për të qetësuar turmat. Teksa demonstruesit po largoheshin ata hodhën bomba tymuese, duke shkaktuar tension, ndërsa forcat e policisë përdorën gaz lotsjellës. Në rrugën Monastiriou është thyer nga gurët një bankomat, ndërsa personat që kanë dalë në ballkonet e hotelit kanë duartrokitur për të mbështetur demostruesit.

Autoritetet lokale janë duke punuar për të kontrolluar situatën dhe për të siguruar që protesta të mos përfundojë duke shkaktuar dhunë dhe dëme.

Episodet në Athinë dhe Selanik - Në marshime për aksidentin në Tempi

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit