Dy të rinj shqiptarë mes të zhdukurve në Greqi, familjarët nuk dinë asgjë për fatin e tyre

Shkruar nga: A Shehaj | Publikuar më: 02.03.2023, 19:47

Në Greqi numri i viktimave nga përplasja e dy trenave në Larisa, sa vjen e rritet, por ende ka shumë të plagosur nëpër spitale dhe të tjerë që rezultojnë të zhdukur.

Edhe pse momentalisht numri i viktimave ka shkuar në 57, ky numër pritet të rritet nga çasti në çast. Mes personave që rezultojnë të zhdukur, janë edhe disa të rinj, studentë shqiptarë. Përveç 21-vjeçares Klaudia Lata, të zhdukur janë edhe dy të rinj të tjerë.

Gazetarët që po raportojnë në vendngjarje, thonë se mes personave të zhdukur është edhe 23-vjeçarja shqiptare Evgjenia Micka dhe 23-vjeçari Denis Ruço.

23-vjeçari Denis Ruço nuk ka dhënë asnjë shenjë që nga mbrëmja e së martës. Ka qenë rreth orës 23:30 kur ai ka kontaktuar nënën e tij për herë të fundit dhe prej asaj kohe është zhdukur.

TEMPI I PANJUAR

Ndërkohë që 23-vjeçarja Evgjenia Micka ishte në vagonin e tretë të trenit natën që ndodhi aksidenti fatal. Nëna e saj mes lotësh tha se kishte dhënë ADN-në në spital, por ende nuk kishte marrë asnjë përgjigje rreth asaj që kishte ndodhur me vajzën e saj.

Nëse dikush di diçka për fëmijën tim, ju lutem të më kontaktojë. U largova nga spitali dhe më nxorën jashtë. Më thanë të prisja rezultatet në shtëpi. Unë kam dhënë ADN-në, shpresoj që engjëlli im i vogël të jetojë . Ata nuk dinë asgjë, na kanë në errësirë. Është e vështirë të jesh nënë të kërkosh fëmijën tënd dhe të të thonë se meqë nuk është në listën e të lënduarve, ti e di ku është …

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit