Ulet çmimi i naftës, por jo edhe i taksive

Shkruar nga: B Hasi | Publikuar më: 02.03.2023, 16:40

Kompanitë e taksive për momentin nuk po mendojnë të kalojnë tek tarifa e lirë. Edhe pse çmimi i derivateve është ulur, qytetarët do të vazhdojnë të paguajnë më shtrenjtë për nisjen dhe secilin kilometër të kaluar, njësoj si në kohën kur çmimet e derivateve prekën kulmin. Taksistët arsyetohen me jostabilitetin e tregut të derivateve dhe rritjen e shpenzimeve të tjera.

“Nuk e di për këtë nuk kemi biseduar, për këtë duhet të ketë mbledhje, tek ne po shtohen shpenzimet, tani paga minimale siç po rriten, rriten edhe të harxhimet, nuk e di, nëse pranohet duhet të bëhet matematikë për gjithë këtë”, tha Gjorgje Marinovski, përfaqësues i taksistëve të Shkupit.

Para krizës me rritjen e çmimit të derivateve, qytetarët paguanin 40 denarë për nisjen dhe për çdo kilometër të kaluar nga 25 denarë. Ndërsa tani, nisja paguhet 50 apo 60 denarë, dhe çdo kilometër i kaluar nga 30 apo 35 denarë, varësisht se cila kompani në cilën tarifë ka kaluar,raporton alsat.

“Kemi ne tre tarifa, një tarifë që e kemi pas 40 denarë starti, ajo është tarifa e parë, mirëpo derivatet e naftës që hypën, ne u detyruam të ngrisim çmimin. 40 me 25 është tarifa e parë, tarifa e dytë është 50 denarë starti 30 kilometri dhe e treta tarifë është 60 me 35. Nuk janë të mjaftueshme, se ne akoma nuk kemi besë te ky shtet, për punën e derivateve, ajo është kompani private…. Nëse ka ulje akoma për çmimin e derivateve, edhe ne do ta ulim, nuk ka problem. Ne tani jemi në tarifën e dytë, ka kompani që janë me të tretën, me 60 denarë me 35 kilometri”, deklaroi Faik Sulejmani, përfaqësues i një kompanie taksi.

Qytetarët vlerësojnë se çmimet e shërbimeve të taksive janë të larta, vozitjen me taksi e cilësojnë luks.

“Jo jo, nuk ka pare…. Shtrenjtë janë shtrenjtë”.

“Ndonjëherë, se unë jam nxënës dhe taksi tani është shumë shtrenjtë, është rritur çmimi shumë, gjithçka është shtrenjtuar, por me taksi akoma më shtrenjtë…”.

“Nuk përdor taksinë, unë jam pensioniast, kam transportin e pa pagesë”. Por ka edhe nga ata që vlerësojnë se këto shërbime në vendin tonë janë shumë të lira krahasuar me vendet e tjera.

“Taksitë tek ne janë më të lirët në botë, nuk e di se si durojnë taksistët”.

Përndryshe, taksistët e revoltuar theksuan se nuk mund të pajisen me licenca pa poseduar tabelat e verdha, ndërsa nga ana tjetër nuk mund të marrin tabelat e verdha pa poseduar licencë. Kërkojnë që ligji i ri për trafik rrugorë, të ngrihet, që të munden për një kohë të caktuar të marrin licenca edhe me tabela të bardha, që më pas të mund të pajisen me tabelat e verdha. Për shkak të këtij problemi me procedurat, taksistët thonë se rreth 300 taksistë dhe rreth 200 vetura taksie nuk munden të ofrojnë shërbime.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit