Angli, mijëra mësues dalin në grevë për rritjen e pagave

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.03.2023, 16:35

Mësuesit në Angli kanë ngritur zërin e tyre me protesta e grevë, pasi pagat për ta janë tepër të ulëta, në krahasim me ngarkesën që kanë në punë. Unioni Kombëtar i Mësuesve (NUT) dhe Shoqatës së Mësuesve dhe Lektorëve (ATL), si sindikata më e madhe e arsimit, në Angli dhe si një zë i fuqishëm janë futur në grevë për përmirësimin e kushteve të punës dhe në formësimin e një sistemi arsimor që funksionon për të gjithë dhe pagë më të lartë.

Në një deklaratë, Dr Mary Bousted dhe Kevin Courtney, sekretarë të përgjithshëm të përbashkët të NEU, thanë se mësuesit kanë humbur 23% në terma realë që nga viti 2010, dhe stafi mbështetës 27% në të njëjtën periudhë.

“Rritja mesatare prej 5% e pagave për mësuesit këtë vit është rreth 7% prapa inflacionit. Në mes të një krize të kostos së jetesës, kjo është një situatë e paqëndrueshme”, thanë sekretarët.

Në Angli dhe Uells, shumica e mësuesve të shkollave shtetërore patën një rritje pagash prej 5% në vitin 2022. Por me inflacionin që mbeti në më shumë se 10% dhe MB në kontrollin e krizës së kostos së jetesës, sindikatat kanë argumentuar se rritje të tilla arrijnë në një ulje pagash në terma realë.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit