Dan Hutra: U ndala në market dhe një fëmijë më njohu, por nuk e vrava

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.03.2023, 14:43

Dan Hutra i cili gjithsej ka vrarë 4 gra, 3 dje dhe një në vitin 2007 si dhe plagosi po përsëri dje 3 të tjera, ka deklaruar se pasi kreu krimin në Paskuqan e Kamëz, në momentin që është nisur drejt Vaqarrit për të vrarë personin e katërt, është ndalur në një market për të blerë ujë.

Aty sipas dëshmisë së Hutrës ka parë në ekranin e televizorit, foton e tij, pasi ishte shpallur në kërkim. 40-vjeçari i cili kur ishte në moshën 20-vjecc mbajti peng nënën e kunatën dhe përdhunoi kunatën tjetër, ka deklaruar në dëshmi se fëmija që ndodhej në market e kishte njohur, por vendosi që mos ta vriste.

"Në fillim shkova tek Marjana të cilën e kam pasur të dashur 15 gvite më parë. Unë atë e kam dashur shumë dhe e kam besuar për ccdo gjë. Më pas kam ikur në Gjermani dhe u këtheva me 80 mijë euro, qe ia dhashë Marjanës në mirëbesim që të mi ruante. Kur erdha nga Gjermania ajo më tha se ishte martua dhe lekët nuk i kishte më. Paastaj i kërkova disa herë që tmë kthente shumat e parave por ajo nuk e bëri. Për kete shkova që ta vras, e kam goditur disa herë me thikë dhe kam ikur. Më pas jam nisur për në banesën e Elenës. Doja ta vrisja sepse unë i kërkova disa herë që të bënte ADN e fëmijës, edhe ñga burgu i kisha dërguar mesazhe, por ata nuk pranuan. Pasi shkova në banesë kam qëlluar me thikë dhe me armën që kisha me vete. Unë ika më pas për në banesën e Vladimir Kurtit, me të pata konflikte dhe e kisha paralajmëruar se do i bëja diçka të afërmve të tij. Në banesë, gjeta një vajzë që e pyeta se kush ishte dhe çfarë e kishte Vladimirin, kur më tha se e kishte vëlla, e qëllova atë me armë. Unë jam larguar më pas për në Kombinat, ku kisha planifikuar edhe një vrasje tjetër. Rrugës më ka rënë sheqeri dhe ndalova në një dyqan për të blerë uje. Aty pashë që në televizor ishte fotoja ime, në një ekran. Fëmija që ishte në market më duket se më ka njohur, por unë nuk e vrava. Vazhdova rrugën për në vendin ku do realizoja vrasjen tjetër. Vendosa të rrija i fshehur dhe vrasjen ta bëja në mëngjes", u shpreh Hutra në dëshmi.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit