Dan Hutra tregon vrasjen e 31-vjeçares: Më tha që jam motra e Vladimir Kurtit dhe e qëllova

Shkruar nga: S Shtjefni | Publikuar më: 02.03.2023, 14:06

Dan Hutra, tashmë është emri më i lakuar në media. Vrasësi i cili vrau 3 gra dhe plagosi 3 të tjera ka dëshmuar lidhur me vrasjen e Etleva Kurtit. Autori i krimit të rëndë, i regjistruar ditën e djeshme, është shprehur se kur ka shkuar në banesën e Etlevës, e ka pyetur se çfarë e ka Vladimirin dhe pasi ajo i ka treguar se është i vëllai, Hutra e ka vrarë.

“Në banesë gjeta një vajzë që e pyeta se kush ishte dhe çfarë e kishte Vladimirin, kur më tha se e kishte vëlla e qëllova atë me armë’, thuhet ndër të tjera në dëshminë e tij.

Kujtojmë se Hutra, që në vitin 2003, ka qenë i përfshirë në akte kriminale. Asokohe, vetëm 20-vjeç, i hoqi lirinë nënës dhe kunatës si dhe përdhunoi kunatën tjeër. Kjo ngjarje e dërgoi Hutrën 3 vite në burg. Pas këtij dënimi, Hutra në vitin 2007 u martua me 22-vjeçaren, Dafina Havalja, të cilën për shkaqe xhelozie e vrau me thikë në zemër.

Hutra ndërkohë dje në Astir plagosi ish-të dashurën, Marjana Gështenja, më pas u nis në Kodër Kamëz, aty ku plagosi me armë zjarri shtetaset Elena Hysa, 35 vjeçe, dhe Kujtime Hysa, 60 vjeçe, përkatësisht ish-bashkëjetuesja e tij dhe nëna e saj dhe vrau me armë zjarri shtetaset Mevlute Hysa 30 vjeçe, motra e ish-bashkëjetueses së tij)dhe Hasime Dafku 30 vjeçe, e fejuara e vëllait të ish-bashkëjetueses.

FACT CHECK: Synimi i JOQ Albania është t’i paraqesë lajmet në mënyrë të saktë dhe të drejtë. Nëse ju shikoni diçka që nuk shkon, jeni të lutur të na e raportoni këtu.
Heroit të Muajit
KLIKO PËR TË VOTUAR
  • Shqiptari në Gjermani
    Shqiptari në Gjermani, i cli gjeti në rrugë një portofol dhe vendosi që atë t;ia kthejë të zotit, një shtetas gjerman. Ai filmoi veten e tij me kamerën e makinës gjatë kohës që gjente shtëpinë e shtetasit gjerman. Fatmirësisht e gjeti dhe ia dorëzoi portofolin. Shtetasi gjerman e falënderoi shumë dhe e ‘shpërbleu’ atë me 20 euro.
    Sara nga Tirana
    Kandidatja e dytë është Sara nga Tirana, e cila, nuk zgjidhi të dhurojë para apo rroba për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri, por shprehu gatishmërinë e saj për të birësuar një fëmijë, që ka humbur familjen në rrënojat e asaj lëkundjeje të madhe. Ajo tha për JOQ se po pret momentin kur ta njoftojnë se mund të birësojë një fëmijë në Turqi apo Siri.
    Deoni
    I treti është Deoni i vogël nga Kukësi, i cili na tregoi se nuk ka rëndësi mosha për të pasur një zemër të madhe. Ai dhuroi arkën e tij të kursimeve për të prekurit nga tërmeti në Turqi dhe Siri. Ndoshta ato pak të holla të tij nuk janë asgjë, por mesazhi i tij është shumë më i madh.
    Shoferi i kamionit
    I katërti është shqiptari, shofer kamioni, i cili u nis nga Shkupi më qindra ndihma për të prekurit nga tërmeti në Turqi. Vetëm dy ditë pas tërmetit, ai mblodhi ndihma dhe u nis i vetëm drejt qytetit të shkatërruar nga lëkundjet sizmike.
    Babë e bir nga Kukësi
    Në vendin e pestë, janë babë e bir nga Kukësi. Afrim Cenaj(babai) dërgoi në redaksinë e JOQ Albania foton kur i puthte duart djalit të tij për të mos u larguar nga Shqipëria. Afrimi është pjesë e listës së heronjve për drymën që i jep djalit të tij që të kontribuojë në vendin e tij, ndërsa i biri është në listë sepse, pavarësisht situatës së vështirë në Shqipëri, po merr zanatin e babait dhe ka premtuar se do punojë për Shqipërinë.
Më të Lexuarat
Shkarkoni aplikacionin JOQ ALBANIA në platformat
Më të fundit